Maturantët, 6 hapat e apllikimit në universitete

535
Sigal

Ja procedura e aplikimit në universitet për maturantët

Teksa procesi i provimeve të maturës përfundoi pas testimit të mbi 36 mijë nxënësve në 4 lëndë të ndryshme, një tjetër proces i rëndësishëm nis për maturantët e Shqipërisë. Tashmë në pritje dhe të rezultateve të të gjithë provimeve, maturantët duhet të ndjekin procedurën e regjistrimit në universitet, duke zgjedhur një nga 10 degët e studimit të plotësuar në formularin A1. Për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania, por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik. Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve . Portali U-albania nuk do të pranojë aplikime nga maturantët, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit. Pas përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent ,universitetet afishojnë në ambientet e tyre dhe faqet zyrtare listat e renditjes. Në datat 2 deri 15 shtator, kush është shpallur fitues paraqet në sekretaritë mësimore të fakulteteve dokumentacionin përkatës dhe regjistrohet.

 

Aplikimi për në universitet

-Aplikimi në portalin U-albania

-Pagesa e tarifës 2000 lekë në

-Afati i pagesës: datat 27 qershor-25 korrik

-Rezultatet e 3 viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve

-Nota mesatare mbi 6.5

-Regjistrimi në datat 2-15 shtator