Marzhet e referencave, thikë me dy presa për prokurimin e karburanteve

729
Sigal

Ministria e brendshme ka shpallur fituesit  e tenderit për furnizimin e administratës publike me karburant. Ministria  ka shpallur fituesit pjesë –pjesë; në prill ka shpallur Lotin IV, ndërsa tani ka shpallur vetëm Lotet I dhe III. Megjithëse vazhdimisht është folur kundër ndërhyrjeve të shtetit në mekanizmat “vetë-rregulluese” të tregut të karburanteve, në rastet e prokurimeve nga organet shtetërore mund të vendosen marzhe reference (me një maksimum të arsyeshëm). Referenca do të shërbente si një mjet për të ulur abuzimet e mundshme, duke mbrojtur interesin publik. Sidoqoftë, vendosja e referencës, mund të kthehej edhe në bumerang, duke ulur konkurrencën dhe shtuar mundësitë e marrëveshjeve midis operatorëve. I ngelet tashmë qeverisë se re për të zgjedhur mënyrën më të mirë për prokurimin e karburanteve në sektorin publik.

Procedura e prokurimit:

Përshkrim i shkurtër i kontratës: ”Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.

Fondi limit 949,234,900 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Loti I. Furnizim me lëndë djegëse për automjete karburant diesel (gazoil). Fondi limit 757,583,338 lekë pa Tvsh.

Loti II. Furnizim me lëndë djegëse për ngrohje industriale dhe shtëpiake. Fondi limit 2,844,999 lekë pa Tvsh.

Loti III. Furnizim me lëndë djegëse për automjete benzinë pa plumb. Fondi limit 159,734,337 lekë pa Tvsh.

Loti IV. Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për kaldaja. Fondi limit 666,666 lekë pa Tvsh.

Loti V. Furnizim me naftë F-76. Fondi limit 28,105,560 lekë pa Tvsh.

Loti VI. Furnizim me lëndë djegëse për automjete, për përdorim. shtëpiak dhe industrial GLN (mishelë). Fondi limit 300 000 lekë pa Tvsh.

Marzhet e fitimit

Ajo që bie ne sy nga sa më lart është fakti që ka vetëm dy shoqëri, ofertat e të cilave kanë diferencë shumë të vogël nga njëra- tjera. Por ajo që çudit akoma është fakti që të njëjtat shoqëri kanë dhënë marzhe fitimi shumë më të ulëta për të njëjtat produkte të megatenderit të vitit 2012.

Konkretisht ne 03.05.2012 Ministria e Brendshme ka shpallur fituesit e megatenderit te vitit 2012:

Loti I: “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Karburant Diesel (Gazoil)”.

Oferta ekonomike e operatorit fitues  në vlerën 10.9 lekë/litër, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Loti III: “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzinë pa plumb”.

Oferta ekonomike e operatorit në vlerën 15,4 lekë/litër është identifikuar si oferta e suksesshme.