Marrëveshja me Rapiscan, Braçe: Kontrata është firmosur nga qeveria demokrate

664
Konçesioni i skanimit në dogana ka rikthyer edhe njëherë debatin në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave mes deputeteve te majte dhe atyre opozites. Kryetari i komsioni Erjon Brace akuzoi Ish-ministrin e Financave Bode se i ka ngarkuar padrejtesisht qytetaret me nje barrë të rëndë financiare, akuza te cilat u rrezuan nga ish zyrtari i larte demokrat.
Tërheqja e shtetit shqiptar nga arbitrazhi me kompaninë amerikane te skanimit ne dogana shkaktoi debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë. Erjon Brace tha se kontrata e koncnesionit eshte firmosur nga qeveria demokrate.
Erjon Braçe: Si ka mundësi se mbase i vë mbi kurriz gjithë shqiptarëve 360 mln euro minimumi del dhe thua që kjo nuk është letra ime.
Marrëveshja konçensionare e skanimit te doganave me kompaninë amerikane “Rapiskan”, u firmos nga qeveria Berisha në gusht 2013, vetem nje muaj para se demokratet te largoheshin nga pushteti. Ajo parashikohej të zgjaste 15 vjet. Në bazë të kontratës, ç’do biznes që të kalonte mallin në doganë duhej të paguante 39 euro për çdo deklaratë doganore.
Nga ky konçesion llogaritej që kompania private të përfitonte rreth 20 milion euro në vit dhe per 15 vjet fitimi i saj llogaritet rreth 300 milion euro Por kjo kontratë u kundershtua nga qeveria e re e kryeminisytrit Edi Rama dhe u dergua ne arbitrazh, nga kompania, nje proces prej te cilit pala shqiptare u terhoq. Sot jemi ne kushtet kur ne komision te rinegociohen kushtet e reja te kontrates me amerikanet duke ulur tarifen e skanimit nga 39 euro ne 22.
Sigal