Marrëveshja me FMN në Kuvend Cani: Borxhi ishte jashtë kontrolli

656
Sigal

TIRANE – Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ndryshimet që pritet të ndodhin në sistemin fiskal, për herë të parë pas firmosjes së marrëveshjes, janë bërë pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani po raporton në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kushtet e vendosura nga FMN, kur opozita vazhdimisht ka akuzar se kjo marrëveshje synon rritjen e taksave në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Sipas tij, borxhi publik ishte 70 % e GDP dhe kishte dalë jashtë kontrollit, prandaj, -argumenton Cani,- borxhi i marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej  330.9 milionë eurosh do të ndihmojë ekonominë. Ministri Cani tha se qeveria e kaluar e ka fshehur borxhin real dhe se kredia nga FMN u mor për të mbuluar dëmet e ish qeverisë Berisha. “Kreditimi ekonomik ishte në nivel negativ dhe bankat po merren me kredi të këqija. Programi i borxhit me FMN është elastik dhe synon injektim të likujditetit në ekonomi”, u shpreh ministri i Financave. Ministri ka sqaruar se “shkyerja e detyrimeve të shtetit, i jep likujditet biznesit, ul kreditë e këqija dhe koston e kredisë”. Kjo sipas Canit, sjell më shumë vende pune, investime dhe ul koston e biznesit. Edhe qytetarët janë përfitues, tha Cani, pasi hapen vende pune dhe lirohet kredidhënia.