Malaj e Mane, president nderi të Dhomës së Tregtisë

427
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, dhe sipërmarrësi Samir Mane janë vlerësuar nga Dhoma e Tregtisë e Industrisë së Tiranës, si Presidentë Nderi të saj. Nga ana e tij, ish-ministri Malaj e konsideroi këtë vlerësim si një mundësi për të dhënë kontribut të mëtejshëm. “Vlerësimin “President Nderi” i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Tiranës e konsideroj një mundësi të re për t’i shërbyer vendit tim. Në angazhimet e mia politike e publike mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut. Ky model kërkon që biznesi, qeveria dhe aktorët e tjerë socialë duhet të realizojnë kohezionin social, pra më shumë punësim, më pak varfëri, më pak pabarazi, më shumë barazi sociale”, u shpreh Malaj. Ekonomia sociale e tregut si koncept e ka burimin nga Ludvig Erhard-i, i cili në vitet 1949-1963 ishte i pari ministër i Ekonomisë i Republikës Federale të Gjermanisë. Ideja qendrore e ekonomisë sociale të tregut është të mbrojë lirinë e gjithë pjesëmarrësve të tregut, si në drejtim të ofertës, ashtu edhe të kërkesës, duke siguruar në të njëjtën kohë barazinë sociale.