Lushnje, Panariti: Pajisja me NIPT, nuk i ngarkon fermerët me detyrime

103
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ndodhej sot në Lushnje në një takim me fermerët e kësaj zone dhe grumbulluesit e prodhimeve. Duke iu referuar edhe aksionit të qeverisë kundër informalitetit, ministri Panariti tha se “pajisja me Nipt nuk i ngarkon fermerët me detyrime”.
Kreu i Bujqësisë tha se fermerët që regjistrojnë një vlerë prodhimit deri në 5 milionë lekë nuk kanë detyrime. Panariti u tha fermerëve se të gjithë ata që do të pajisen me Nipt do të përfitojnë fonde shtetërore dhe nga Bashkimi Europian.