Lufta kundër informalitetit, Cani: Mbi 30 mijë biznese me risk, aksioni edhe ditët e pushimit

678
Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për ecurinë e operacionit anti-informalitet, duke u shprehur se deri më tani kur nuk është kontrolluar ende gjysma e bizneseve janë gjetur me shkelje 10% e bizneseve. “Bizneset janë lajmëruar më herët, por nuk e morën seriozisht”,- tha ministri. Sipas tij operacioni vijon edhe në ditët e pushimit. Duke u shprehur se do ndihmohet biznesi i vogël, Cani tha se parashikohet të hiqet penaliteti deri më 31 dhjetor. Ndërsa duke folur për skanimin në dogana, ministri tha se tashmë vendosja e taksës është sanksionuar me ligj, edhe pse janë vërejtur disa probleme teknike.

“E dimë që biznesi ka shqetësime kontrata e vjetër ishte e njohur, të gjithë e dinin që në nuk donim..Pala tjetër na çoi në arbitrazh, sugjerimet na thanë se e keni të vështirë të fitoni në arbitrazh dhe rinegociuam..Ishte e papranueshme që ne të rishikonim gjithë kontratën, siç ishte çmimi nga 39 ne e ulëm në 22 euro. Kjo shumë duhet paguar pavarësisht se kalon apo jo në një pikë doganore ku ka apo jo skanim.. Ka disa probleme teknike..do ti bëjmë disa rregullime për të shmangur problemet teknike. Shpresoj ketë të mërkurë qeveria të kalojë ndryshimet”,- tha ai.
Sigal