Lotaria, Ministria e Financave shpërblen konsumatorët që marrin kuponin tatimor

1026
Të gjithë ata qytetarë që ruajnë kuponin tatimor pas blerjes së produkteve të ndryshme mund të bëhen fitues të lotarisë promocionale të kuponit tatimor.Kjo nismë vjen në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Në lojë janë 511 shpërblime monetare për të gjithë konsumatorët. “Loja promocionale e Kuponit Tatimor” do të organizohet për kuponat tatimor e lëshuar gjatë periudhës 15 Nëntor – 31 Dhjetor 2015 të cilët duhet të dërgohen me postë në Ministrinë e Finanacve.
Ruani kuponin tatimor dhe fitoni. Nismës për të ndërgjegjësuar qytetarët që të marrin kuponin tatimor i shtohet edhe lotaria promocionale e kuponit tatimor.
Ministra e finanacve bën me dije se do të jepen 511 shpërblime për konsumatorët që do të ruajnë kuponat tatimor e lëshuar gjatë periudhës 15 Nëntor – 31 Dhjetor 2015.
Nëse një qytetar do të bëhet pjesëmarrës në lotarinë e kuponit tatimor duhet të mbledhë jo më pak se 50 kupona tatimorë , me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë. Kuponat e mbledhura brenda periudhës së zhvillimit të lojës promocionale duhet të postohen nëpërmjet shërbimit rekomande të Postës Shqiptare në adresën: “Për Lojën promocionale të kuponit tatimor ku vendosen edhe të dhënat personale si dhe adresa.
Mbledhja e zarfave me kuponat tatimor të kësaj periudhe do bëhet nga data 1 deri më 11 Janar 2016 ndërsa hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 janar 2016, do të kryhet në mënyrë elektronike dhe do të transmetohet nga televizionet kombëtare.
Loja Promocionale e Kuponit Tatimor” ka 4 kategori fituesish . Në përfundim të lojës do të shpallen 511 fitues për një vlerë totale prej 80 milion lekësh të vjetra . Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponave të dërguar.
Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash. Fituesi shpallet në 15 janar.
Sigal