Lotaria Kombëtare mashtron e luan me milionat e shqiptarëve

700
Sigal

Ministria e Financave dërgon në Prokurori dy punonjës të Lotarisë Kombëtare për shkelje të veprës penale

Drejtoria e Auditit të Brendshëm e Ministrisë së Financave ka përfunduar auditimin në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NjMLF) “Për auditimin e sistemit, pajtueshmërisë dhe menaxhimit financiar”, bazuar në programin e punës të hartuar për këtë qëllim. Misioni u krye në zbatim të Planit të Auditimit nr. 11860/1, datë  05.08.2013. Në auditim është përfshirë fusha e vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, pajtueshmërisë dhe menaxhimit financiar, si mision i planifikuar në Planin Vjetor të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm, miratuar me Urdhër të Ministrit të Financave nr. 59, datë 09.10.2012. Nga auditimi, u zbuluan këto shkelje të veprës administrative dhe penale:

1-      Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka funksionuar pa një rregullore të brendshme prej më shumë se një viti e gjysmë;

2-      Njësia nuk ka aplikuar asnjë nga sanksionet e masave shtrënguese të përcaktuara në nenet 43/ b dhe 51, 52, 53 dhe 55 të Ligjit, për mosshlyerjen sipas afatit të detyrimeve të shoqërisë së lotarisë kombëtare;

3-      Nuk është kryer ekzekutimi i akt-konstatimeve që janë mbajtur nga inspektorët e mbikëqyrjes te subjektet e lojërave të fatit, ku janë konstatuar pajisje elektronike (makina) në përdorim të paligjshëm (pa licencë), të cilat janë objekt konfiskimi, gjë që përbën vepër penale;

4-      Nuk janë zbatuar masat që parashikon ligji, për mbledhjen e detyrimeve financiare që kanë subjektet e lojërave të fatit, ku si rezultat i këtij mosveprimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 256,015,850 lekësh. Detyrimet dhe gjobat e papaguara mbarten çdo vit, ndërkohë që subjektet janë aktive dhe vijojnë aktivitetin normalisht në treg pa asnjë pengesë;

5-      Është konstatuar shkelja e ligjit “Për prokurimin publik”, për të cilat Agjencia e Prokurimit është njoftuar nga Drejtoria e Auditit për shqyrtim administrativ sipas kompetencave që i jep ligji.

Bazuar mbi këto abuzime, Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave ka marrë masat e nevojshme administrative si: “largim nga puna” për dy punonjës, “vërejtje për paralajmërim për largim nga puna” për dy punonjës të tjerë, ndërsa për shkeljet në fushën e prokurimeve, priten të merren vendime për sanksione nga Agjencia e Prokurimit.

Ndjekje penale

Shkeljet e konstatuara për mosmbledhje të detyrimeve dhe lejimin e aktivitetit të makinave elektronike (pa licencë) plotësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për rrjedhojë, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për ish-drejtorin e përgjithshëm të NjMLF-së, z. Besnik Çobaj, dhe drejtorin e Drejtorisë Operacionale, z. Nikolin Gjeka, për veprën “shpërdorim detyre”.