Lojrat e Fatit/ Ministria e Financave të dhëna për evazionin fiskal

669
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF) ka bashkëpunuar me institucionet shtetërore në luftën kundër ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në këtë kuadër, NJMLF ka bashkëpunuar me Drejtoritë e Policisë së rretheve të ndryshme të Shqipërisë në mbi 365 procedime penale të hapura prej tyre, me prokuroritë e rretheve të ndryshme të Shqipërisë në 818 raste procedimesh penale, me organet tatimore në 47 raste procedimesh administrative të iniciuar prej tyre, etj. 
Gjithashtu, në luftën kundër evazionit fiskal dhe ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit janë kryer në total 637 ekspertime teknike për makinat e lojërat e fatit, të konfiskuara nga këto organe, nëpërmjet të cilave evidentohet me fakte përdorimi i makinave elektronike të lojërave të fatit nga personat /subjektet në procedim penal për veprën penale të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. 
Në vijim të kësaj punë të intensifikuar vetëm në 6 javët e fundit (për periudhën Prill – Maj2015) janë identifikuar 362 adresa sekondare lojëra fati të kontrolluara në 17 qytete; 87 adresa sekondare, ku janë marrë 78 masa administrative me konfiskim, 9 masa administrative me gjobe në vlerën 45 000 USD, janë konfiskuar 157 pajisje lojërash fati, nga të cilat 75 automatë elektronikë, janë firmosur 5 urdhra për vendosje barre siguruese për 7 automjete në pronësi të 5 subjekteve debitore ndaj NJMLF. Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar informacion për konsumim të veprave penale lidhur me lojërat e fatit për 19 persona. Duke ndjekur në proces të gjitha detyrimet që ligji aktual i ngarkon kësaj njësie, në pritje të miratimit edhe të ligjit të ri për lojërat e fatit dhe kazinotë, NjMLF po synon disiplinimin e plotë të këtij tregu dhe minimizimin e evazionit dhe të shmangieve tatimore.
Sigal