Ligji i ri për Minatorët, Naftëtarët dhe Metalurgët. Ja 23 400 personat që përfitojnë shtesë pensioni

1006
Sigal

Qeveria miratoi disa ditë më parë projektligjin për minatorët të cilët do të përfitojnë një trajtim të veçantë, si dhe do të kenë një moshë të re të daljes në pension. Sipas ligjit kategoria e parë që përfitojnë do të jenë minatorët të cilët do të përfitojnë shtesë mbi pensionin bazë prej 1 për qind për çdo vit pune që kanë në miniera nëse kanë 12.5 vite punë nën tokë. Gjithashtu përfitues do të jenë punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe metalurgët, të cilët me ligjin e ri përfitojnë pension që në moshën 60 vjeç nëse kanë më shumë se 30 vjet të siguruar, nga të cilat 20 vjet punë në industrinë e naftës ose metalurgji. Për gratë që kanë punuar në këto profesione, periudha e re e punës së nevojshme për pension është 15 vjet.   Veç daljes më herët në pension, këto kategori përfitojnë edhe një shtesë sa 0.6 për qind e pensionit bazë për çdo vit pune në industrinë e naftës apo në profesionin e metalurgut. Projektligji ka mbërritur në kuvend për diskutim, ndërkohë që numri total i përfituesve  arrin në 23 400. Sipas relacionit që e shoqëron, drafti i propozuar ka për qëllim të mbulojë me përfitime, përpara kohës së mbushjes së moshës për pension, si dhe përfitime shtesë mbi ligjin aktual “Për sigurimet shoqërore” punonjësit e mësipërm. Gjithashtu, ligji i ri përcakton se për të përfituar, minatorët duhet të mbushin 55 vjeç, ndërsa naftëtarët dhe metalurgët  60 vjeç. Ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, efekti financiar në buxhetin e shtetit do të jetë 1.46 miliardë lekë në vit

Përfituesit

– Naftëtarët     7 600 persona

– Minatorët      13 300 persona

– Metalurgët    2 500 persona