Ligji i faljes/ Fshihen gjobat për kontributet shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi

823
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi disa ndryshime në ligjin e fshirjes së detyrimeve.
Ndryshimi kryesor është reflektuar në nenin 7 të pikës g, ku thuhet se: “Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që i përkasin periudhave nga 01 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12 2017.

Ndërsa nenet e tjera u miratuan pa ndryshime.

Më herët Komisioni i Ekonomisë dhe Financave kaloi në parim draftin që u prezantua nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj. E reja e ndryshimeve të propozuara nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj ishte shtyrja deri në 31 dhjetor për pagesat e principalit nga sipërmarrja për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatvonesave.

Bizneset dhe individët pritet t’u jepet një shans i dytë për të përfituar nga ligji i faljes fiskale.

Propozimi është shprehur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku afati 6 muaj për të paguar principalin të shtyhet deri në fund të 2017.

Kështu, sipërmarrja do të ketë 9 muaj kohë për tu bërë pjesë e draftit që pritet të kalojë në parlament javën e ardhshme, u shpreh Ministri Ahmetaj në prezantimin e draftit.
Sigal