“Ligjet” miratojnë ndryshimet në Kodin Doganor për ‘Duty Free Shop’

709
TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Doganor lidhur me kërkesën e për hapjen e “Duty Free Shop” në të gjitha pikat doganore.
Lidhur me ndryshimet e kërkuara ka raportuar Drejtoresha e komanduar e Doganave, Irena Beqiraj.
Sipas saj ndryshimet synojnë të zgjerojnë gamën e magazinave doganore të llojit te dyqaneve të çliruara nga taksat, duke krijuar kështu mundësinë për ngritjen e tyre në të gjitha pikat doganore.
Por ky ndryshim i kërkuar ka hasur në pakënaqësitë e disa prej deputetëve, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, të cilët kanë kërkuar edhe shpjegime për arsyet pse është i nevojshëm ky ndryshim, kur nuk kanë kaluar shumë kohë nga miratimi i ligjit për Doganat.
Më të ashpër kundër propozimit kanë qenë deputetët e opozitës të cilët kanë shprehur qëndrim kundër ndryshimit. Halimi ka vlerësuar se kjo kërkesë vjen pa bërë asnjë studim.
Debatet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimin në Kodin Doganor
Bashkim Fino: Pse duhet të diskutojmë përsëri për ndryshimin doganor kur sapo u miratua. “Duty free shop” nuk mund të rrisë turizmin.
Fatmir Mediu: Ky projektligj nuk eleminon evazionin.
Irena Beqiraj: Administrata doganore ka evoluar.
Vasilika Hysi: Nuk më vjen mirë që sapo ka kaluar. Kodi Doganor vijnë ndryshime të tjera.
Irena Beqiraj: Ndryshimet synojnë të zgjerojnë gamën e magazinave doganore të llojit të dyqaneve të çliruara nga taksat. Duke krijuar mundësinë e ngritjes në të gjitha pikat doganore.
Eduard Halimi: Nuk e kuptoj pse e keni sjellë kur s’keni bërë asnjë studim apo keni ndonjë licensë që doni të jepni. Cili është mekanizmi që ndalon klientelizmin. Mos na bëni për budallenj.
Irena Beqiraj: Nuk po iu bëjmë për budallenj. Autorizimin e jep ministri. Ne duam të mbështesim biznesin. Mendojmë që nga viti 2003 doganat janë rritur. Maksimumi do të jene 17 “Duty free shop”.
Arben Ristani: Kjo është një procedurë e shkruar apo është thjesht një mendim.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: Është e shkruar, ata që aplikojnë duhet të plotësojnë dokumentacionin përkatës. 
Sigal