Libri i Panos dhe Angjelit, analiza e 20 viteve për masat që ka marrë shteti për ekonominë

384
Sa duhet të ndërhyjë shteti në ekonomi?

Kjo është pyetja që tenton t’i japin përgjigje përmes këtij libri, dy profesoret e ekonomisë, Aristotel Pano dhe Anastas Angjeli.
Libri sjell një analizë të 20 viteve të masave dhe instrumenteve që ka përdorur shteti për një performancë më të mirë të ekonomisë shqiptare.
I pranishëm në promovimin e librit, ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta, shfyrytëzoi rastin për të theksuar se mazhoranca aktuale po tenton një model të ri ekonomik.

Ilir Meta: “Po kalojmë dhe duhet të synojmë të kalojmë nga një ekonomi e bazuar tek konsumi, tek tregtia dhe shërbimet, tek një ekonomi e bazuar gjithnjë e më shumë tek prodhimi dhe tek eksportet. Ja pse bujqësia në fokusin tonë por shndërrohet në një focus prioritar të zhvillimit duke u orientuar drejt që përveç prodhimeve bujqësore tradicionale, përcaktimi i disa drejtim-prodhimesh për eksport, si luleshtrydhe, perime e zarzavate etj. dhe përfundimi i ciklit të plotë të përpunimit të tyre mbetet një prioritet i veçantë”.
Dhe nuk kurseu as këtë batutë, që duket se refletkon kundërshtinë e Metës për legalizimin e kanabisit

Ilir Meta: “Meqënëse jemi tek Universiteti Mesdhetar kjo punë e luleshtrydhes ja vlen të përmendet sepse është një kulturë e re në vendin tonë por që ka avantazhe të jashtëzakonshme dhe më mirë të bëjmë debat për luleshtrydhen se sa për kanabisin”.
Anastas Angjeli, dhe Arsistoel Pano, autoret e librit, u kufizua në fjalën e tij vetëm në falenderimn e bashkëpunëtorëve dhe të pranishmëve.

Aristotel Pano: “Tani ju e kuptoni se kur dalin profesorët e profesorëve ne jemi zhvlerësuar nga pikëpamja e numrit, prandaj t’u japim stafetën e tyre vetëm që po të duan si gjyqtar të lojës mund të japin një këshillë”.
Anastas Angjeli: “Është e tepërt që të them ndonjë fjalë, nuk mund të rri pa ju falenderuar të gjithëve”.