Largohet përfaqësuesja e Athinës Shqipëria drejt një vendi në FMN

700
Shqipëria mund të fitojë një vend në FMN. Gazeta greke To Vima shkruan se përfaqësuesja e Athinës, Elena Panariti ka dhënë dorëheqjen pas presioneve të shumta nga ana e kryeministrit aktual Aleksis Tsipras dhe qeverisë që ai përfaqëson.
Panariti u vendos në këtë post nga vet kryeministri, si një person i besuar i ministrit grek të Financave Janis Varufakis. Por deputetët e Syrizas e kundërshtuan këtë vendim, duke e cilësuar Panaritin një mbështetëse të politikave të PASOK, partia që nënshkroi marrëveshjen e huasë me FMN-së.
Në fund në muajit maj 49 deputetë të SYRIZAS mblodhën firmat për shkarkimin e Panaritit. 
Por si hyn Shqipëria në këtë lojë? 
Përfaqësuesi i Greqisë në FMN mban postin e nën drejtorit ekzekutiv që zgjidhet nga Italia. Vetë Italia në bordin ekzekutiv të FMN-së përfaqëson vendet e Greqisë, Portugalisë, Maltës, Shqipërisë dhe San Marinos. Ndaj i takon këtij vendi që të zgjedhë përfaqësuesin e radhës në FMN, që sipas gjasave mund të jetë një shqiptar. 
Sigal