Lagarde: Ekonomia globale në krizë

773
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde u shpreh se kishte arsye për t’u shqetësuar për ekonominë globale, dobësimi për shkak të ngadalësimit ekonomik në Kinë dhe kërcënimit nga një “rreth vicioz” që lidhet me rritjen e ardhshme të normave të interesave amerikane.
“Ekzistojnë arsye që mund të shqetësojnë. Perspektiva e rritjes së normave të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë do të shtonin pasigurinë dhe luhatshmëri më të lartë të tregjeve”, deklaroi ajo gjatë një diskutimi në Uashington.
Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri gjithashtu theksin në “ngadalësimin e mprehtë” të tregtisë globale dhe “të rënies së menjëhershme” të çmimit të lëndëve të para që bllokojnë financat e vendeve më pak të zhviluara që i eksportojnë. ”Arritjet ekonomike të realizuara nga këto vende duken gjithsesi të kërcënuara”, pohoi Lagarde disa ditë nga nisja e punimeve të asamblesë vjetore të FMN-së në Lima, Peru
Sigal