Kryeinspektori Arben Seferaj: Asnjë tolerim ndaj punëdhënësve që mbajnë punëtorë në të zezë

1720
Sigal

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektorati i Punës dhe Sektori i Monitorimit në Terren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijuan me një inspektim të përbashkët në zonën e Currilave në Durrës. Subjektet u kontrolluan për deklarimin e punonjësve, lëshimin e kuponit tatimor, ndërsa verifikohen për regjistrimin dhe deklarimet në organet tatimore. Drejtues të Lartë nga Inspektorati i Punës dhe DPT thanë për mediat se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj bizneseve të parregullta, të cilat dëmtojnë bizneset e ndershme dhe konkurrencën e drejtë në treg. Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj u shpreh: “jemi çdo ditë në terren, për të identifikuar shkelësit e ligjit, duke marrë masa ndaj secilit punëdhënës që mban punonjës në të zezë, nëpërmjet vendimit të pezullimit të punës, deri në formalizimin e tyre”. Monitorimet në terren do të vijojnë intensivisht, përgjatë gjithë zonës bregdetare, të koordinuara mes institucioneve të ndryshme sipas specifikave të rasteve, që identifikohen nga moduli i riskut dhe denoncimet e qytetarëve.