Kreditet e infermierëve shndërrohen në biznes

1057
Marrja e krediteve nga infermieret si kusht për të plotësuar 10 kredite në vit pasi në rast të kundërt nuk rinovohet licenca duket se është shndërruar në biznes. Në vend që të ndjekin aktivitete për të marrë njohuri të reja, kompanitë e akredituara për këtë qëllim u japin certifikatën kundrejt pagesës edhe pa qenë të pranishëm. “Njerëzit mendojnë se duhet thjesht ajo copë letër, paguajnë lekët dhe kaq”, shprehet Sabri Skënderi, presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. Urdhri i Infermierit ka denoncuar këtë fenomen dhe sipas tij u është hequr e drejta disa kompanive për të zhvilluar aktivitete të tilla. “Deri më tani u është hequr e drejta tre kompanive, pasi nuk i kanë zhvilluar aktivitetet në cilësinë e duhur”, vuri në dukje Sabri Skënderi. Edukimi në vazhdim ka si qëllim përditësimin e njohurive nga profesionistët dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit prej tyre. Infermierët duhet të plotësojnë 40 kredite në 4 vjet pasi në rast të kundërt nuk u rinovohet licenca nga Urdhri i Infermierit.
Sigal