Korrupsioni qeveritar po rraskapit Shqipërinë

685
Shqipëria është rraskapitur mes korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Në njëzet vitet e fundit rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi. E megjithatë ka edhe disa që nuk duan të dorëzohen. Gjendja në Shqipëri është deprimuese. Ky vend i vogël i Europës është i dërmuar mes korrupsionit të zyrtarëve më të lartë, përfshi ministar dhe deputetë dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë i kanë humbur shpresat në vendin e tyre dhe përpiqen çdo vit të kërkojnë të ardhmen në Gjermani apo në vende të tjera të Europës. Në njëzet vitet e fundit rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi. E megjithatë ka edhe disa që nuk duan të dorëzohen. Dy sipërmarrës të rinj me ide të mira biznesi dhe me mjaft durim luftojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Ata janë arkitektja Pezana Rexha me sipërmarrjen e saj sociale dhe vëllezërit Arbër dhe Flori Uka, të cilët po korrin frytet e biznesit të tyre me një fermë me produkte biologjike në periferi të Tiranës dhe me një kantinë vere. Edhe pak javë Pezana Rexha pret fëmijën e parë, megjithatë ajo ende është në punishte, aty ku është përgatitur tashmë edhe krevati për beben e saj. Ajo vet nuk punon në punishte, por si arkitekte që ka studiuar në Tiranë ka tashmë dy vjet që projekton me sukses mobilje për arendim interiorësh. Fillimisht nisur nga vështirësitë për aredim të veçantë i lindi ideja për të krijua diçka vetë thotë ajo: “Unë dikur kisha probleme të mëdha që të gjeja mobilje të përshtatshme për klientët për mjediset e tyre të brendshme. Të gjitha ishin prodhime nga Kina e dukeshin njësoj. Ndaj vendosa që t’i prodhoj vet mobiljet… Shumë njerëz duan të largohen nga Shqipëria, e shumë syresh janë larguar ndërkohë. Kur ishte fëmijë Pezana me familjen e saj ka qenë vet jashtë vendit: në Gjermani e në Greqi. Por tani për të ky nuk është më një opsion. Ndonëse në Shqipëri nuk është e lehtë, sepse korrupsioni dhe mungesa e perspektivës janë në rend të ditës. 
(Marrë me shkurtime nga DW)
Sigal