Korçë/ Apeli i Panaritit për fermerët: Të jesh informal s’është më e leverdisshme

700
Fermerët e Korçës, një nga qarqet me prodhimin më të madh në bujqësi, kanë ekspozuar në panairin e përvitshëm të agrobiznesit, produktet e zonës. Në panairin që mbahet për herë të tretë, janë ekspozuar edhe prodhime artizanale apo të bletarisë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vlerësoi cilësinë dhe larmishmërinë e prodhimeve të qarkut të Korcës, cka është përkthyer me dyfishim të eksporteve. Ai u bëri thirrje fermerëve të formalizohen, që të rrisin përfitimet nga bujqësia.

“Është e domosdoshme pajisja e fermerëve me një nipt. Kjo është e domosdoshme. Të jesh informal nuk është më e leverdisshme” tha ministri Panariti Ndonëse Molla e Korcës është ajo që ka bërë të njohur zonën, vëmendje tërhoqi çdo produkt i ekspozuar. Janë 90 fermerë që mbushën stendat e panairit të agrobiznesit në Korçë me prodhime të ndryshme të zonës.
Sigal