Konkurenca nuk miraton shitjen e koncesionit të hemodializës

814
Sigal

Nuk deklaroi aksionerët dhe xhiro zero, Konkurrenca nuk miraton shitjen e koncesionit të hemodializës

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mos miratojë shitjen e koncesionit të hemodilaizës që mbahet nga kompania Dia Vita dhe që me një marrëveshje të 25 qershorit është shitur tek kompania Diaverum International AB. Në vendimin e bërë publik nga ana e Autoritetit të Konkurrencës nënvizohet se arsyeja se pse nuk është dhënë autorizimi për realizmin e përqendrimit është mosplotësimi i kushteve që kërkon ligji. Sipas Konkurrencës ligji sanksionon dy kritere ku i pari përfitimi i kontrollit dhe i dyti xhiroja që duhet të ketë në vitin paraardhës financiar. Të dyja këto duhet të ekzistojnë njëkohësisht, janë kumulative. Kushti i dytë që lidhet me xhirron nuk plotësohet nga ana e kompanisë blerëse pasi në vitin 2018 xhirroja e saj ishte zerohttps://www.monitor.al/skandali-koncesioni-i-hemodializes-po-i-shitet-nje-kompanie-fantazem-me-zero-te-ardhura/

Si palë interesi Autoriteti i Konkurrencës ka drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Shëndetësisë kërkesë për informacion por ajo çka është vënë në dispozicion citohet se ka qenë e paqartë.

Ndër të tjera Konkurrenca ka nënvizuar se për shoqërinë target dhe palën blerëse u kërkua informacion mbi blerjet e realizuara prej tyre gjatë 3 viteve të fundit në tregjet e prekura të produktit si dhe kopje të analizave/ raporteve/ studimeve/ vëzhgimeve dhe çdo dokument i krahasueshëm me to, hartuar për organet drejtuese të ndërmarrjeve respektive, me qëllim vlerësimin dhe analizën e përqendrimit, i cili përfshin vlerësime në lidhje me pjesët e tregut, kushtet e konkurrencës efektive, konkurrentët faktikë (ose potencial), arsyet e përqendrimit, etj., shoqëruar me emrat përkatës të personave që kanë përgatitur këto materiale, pozicion dhe datën e përgatitjes së tyre.

“Dokumentacioni i paraqitur nga pala njoftuese, nuk i dha përgjigje pyetjeve dhe kërkesave të AK, të parashtruar në shkresën tonë nr. 410/14 prot, datë 02.09.2019 “Kërkesë për informacion” se: 1. Cilët janë ortakët themelues të ndërmarrjes “Diaverum International AB” dhe struktura aktuale e ortakërisë. 2. Cila është kuota e secilës ndërmarrje ose person në shoqërinë “Diaverum International AB” e cila është blerëse në këtë transaksion, dhe si ushtrohet e drejta e kontrollit në këtë strukturë. 3. Nuk paraqiti për palët pjesëmarrëse në transaksion – “Diavita” SHPK dhe “Diaverum International AB”, kopje të analizave/raporteve/studimeve/vëzhgimeve dhe çdo dokument i krahasueshëm me to, hartuar për organet drejtuese të ndërmarrjeve respektive, me qëllim vlerësimin dhe analizën e përqendrimit, i cili përfshin vlerësime në lidhje me pjesët e tregut, kushtet e konkurrencës efektive, konkurrentët faktikë (ose potencial), arsyet e përqendrimit, etj., shoqëruar me emrat përkatës të personave që kanë përgatitur këto materiale, pozicion dhe datën e përgatitjes së tyre” thuhet në vendim.

Shoqëria Dia Vita  është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Shqipërisë, , e krijuar më datë 15.10.2015, me kapital themeltar 1.000.000 (njëmilion) Lekë. Objekt i aktivitetit të kësaj shoqërie është zbatimi i kontratës së koncesionit/PPP “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhe, Korçe, Vlore dhe Elbasan”. Kjo kontratë është nënshkruar më 10 shkurt 2016 ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqërisë DiaVita SHPK dhe është bërë efektive në qershor të vitit 2016.

Dy aksionerët e kësaj shoqërie janë Evita SHPK që zotëron 85% të aksioneve dhe American Hospital SHA që zotëron 15% të aksioneve. Këto të fundit kanë kërkuar pëlqimin e Konkurrencës për përqendrimin e aksioneve tek shoqëria Diaverum.

Diaverum International AB , është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar sipas legjislacionit të Suedisë, më datë 28.06.2011, me aktivitet pronësinë dhe administrimin e aksioneve dhe letrave me vlerë dhe aktivitete të tjera të ngjashme me to, me kapital aksionar i cili nuk do të jetë më i vogël se 50.000 sek (korona suedeze) dhe jo më shumë se 200,000 sek (korona suedeze), sipas Aktit të Themelimit. Sipas dokumentacionit të depozituar, shoqëria është një shoqëri holding e cila nuk realizon shitje te produkteve dhe/ ose shërbimeve specifike