Konfindustria: Rënia i të ardhurave fiskale, shqetësuese, Rama të marrë masa

631
Konfindustria, vlereson si mjaft shqetësues kahun rënës të vazhdueshëm në kohë të të ardhurave fiskale në buxhetin e shtetit. Ajo i kërkon Kryeministrit Rama të marri në një kohe sa më të shpejtë masat e nevojshme në nivel politik, ekzekutiv dhe menaxherial për përmiresimin e gjendjes së papranueshme së tashme.
“Konfindustria vlerëson, se gjendja e renduar e sotme e te ardhurave buxhetore përvecc arsyeve objektive pasojë e krizës globale, lidhet me vendimarrje politike të brendshme të gabuara dhe jo profesionale si dhe me problematika të drejtpërdrejta në zbatim nga institucionet ekzekutive dhe menaxheriale përgjegjëse të financave dhe fiskut. Rënia me 7% e te ardhurave buxhetore edhe për 6 mujorin e parë të 2015, rritja nën parashikimin e PBB për vitin 2014 dhe pritshmerinë për 2015 edhe pse janë hedhur ekonomi me shume 500 milionë $ kredi dhe borxhe te reja, kapja e kufirit të sipërm të rrezikut te borxhit publik pre pothuaj 74%, niveli i ulet i tërheqjes se investimeve te huaja, flasin qarte për domosdoshmërinë e marrjes se masave sa me te shpejta nga Kryeministri Rama për përmiresimin e gjendjes në financat publike.”- thuhet në njoftimin për media.
Më tej theksohet se Konfindustria vlerëson, se tejkalimi i gjysmës së parë të mandatit qeverisës shënon dhe kufirin e fundit të skajit kohor për të shpresuar, se vendimet politike të domosdoshme për të përmiresuar problematikën e rënduar financiare dhe fiskale, të mund të prodhojnë ndryshime të prekshme të dobishme për buxhetin, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Sigal