Kompanitë e sigurimit paguan 2.3 miliardë lekë dëme në 2019-n

835
Sigal

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë publike shifrat e raportit për zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2019, ku rezulton se gjatë kësaj kohe kompanitë e sigurimit kanë paguar më shumë se 23 miliardë lekë(të vjetra) dëme, ose 18 milionë euro. Kjo shifër është 3.73% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,319 milionë lekë, apo 56.33 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. Ndërkohë që sipas AMF, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.19 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.23% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.57%. Për sa i përket ecurisë së përgjithshme të tregut të sigurimeve, autoriteti mbikëqyrës raportoi se “të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – maj kapën vlerën mbi 6,755 milionë lekë, ose 7.61% më shumë se në periudhën janar – maj 2018. Gjatë periudhës janar – maj 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 482,741 me një rritje 5.22% krahasuar me periudhën janar – maj 2018.” deklaroi AMF.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Dominimin kryesor në këtë treg e ka ai i sigurimit të detyrueshëm motorik. Primet nga ky sigurim arritën në 4 miliardë lekë ose mbi 6% më shumë se një vit më parë. “Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – maj, pati një rritje prej 5.36% të volumit të primeve të shkruara bruto. Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – maj pati rritje prej 12.25% të volumit të primeve të shkruara bruto. Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – maj, pati një ulje 12.07% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – maj 2018.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – maj 2019 arritën rreth 2,718 milionë lekë, 10.01% më shumë se në periudhën janar – maj 2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.22% krahasuar me periudhën janar – maj 2018. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – maj 2019, patën rritje me 7.78% kundrejt periudhës janar – maj 2018.
Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – maj 2019 siguruan mbi 1,008 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.94%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 18.97% të totalit. Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – maj 2019, vihet re një ulje prej 28.00% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.81% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – maj 2018. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – maj 2019, arritën në rreth 578 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.95% në krahasim me periudhën janar – maj 2018. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – maj 2019, arritën rreth 488 milionë lekë, ose 12.91% më shumë se në periudhën janar – maj 2018.

Ajo që bie në sy në këtë raport ka të bëjë më faktin qeë Kompania Sigma Interalbanian VIG sha është nga kompanitë që ka pasur korektsësi maksimale dhe renditet e para në pagesat ndaj klientëve të saj.