Kompanitë e mëdha që punësojnë pa diplomë universitare

1612
Sipas një sondazhi të fundit të INSTAT ( 2014) kompanitë që kanë ofruar vende pune në vitet e fundit janë fasonë dhe call center, të cilat kanë si përparësi kryesore shfrytëzimin e kostos së lirë të fuqisë punëtore, krahasuar me vendet e BE si dhe një profil më të ulët arsimor, parauniversitar. Kevin, një djalë plot me vullnet, nxënës i shkëlqyer i shkollës së mesme “Asim Vokshi”, në degën anglisht-gjermanisht e ka vendosur që mos të rrijë duarkryq këtë vere. Arsimin e lartë do ta paguajë duke u mbështetur pjesërisht tek financat e tij, do te lehtësojë prindërit me shpenzimet që ka një djalë i moshës së tij. Së shpejti do të nisë punë në një Call Center. Gjuha e huaj, e folur e rrjedhshëm si dhe prezantimi i tij e nxori në pah. Kjo punë nuk kishte nevojë për diploma universitare. Në vend janë rreth 12 ndërmarrje Call Center në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj, që kanë punësuar rreth 9.500 individë dhe nëse di anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht ke shanse për punësim. Sondazhit i INSTAT-it, tregon se ky sektor ka rritur numrat e punësimin me 22%. Kevi është nga ata djemtë ambicioz që do ecë më tej dhe ka zgjedhur një punë me orar të reduktuar për të pasur kohë me studimet e larta. Por shumë të rinj mund ta konsiderojnë këtë mundësi punësimi si alternativë, ndaj dhe arsimin profesional në fushën e gjuhës së huaj mund të jetë një opsion për shumë nxënës që mbarojnë shkollat 9 -vjeçare në vend. Për tre vjet në një shkollë të mesme profesionale në drejtim të tillë mëson të paktën dy gjuhë të huaja. Këto tani për tani mund t’i shërbejnë për punësim në Call Center, por kanë vlerë për tërë jetën si kualifikime te rëndësishme profesionale.
Qendrat e Formimit Profesional
Por kush e ofron këtë arsimim, përveç shkollës së mesme “Asim Vokshi”, i cili pranon nxënës cilësor nga sistemi 9-vjeçar me prirje të dukshme në gjuhë? Janë qendrat e Formimit Profesional, publike dhe jo publike, të cilat mund ta ofrojnë një gjë të tillë. Sipas të dhënave të publikuar në studimin e “Ofertat mësimore të AFP, që ofrohen Shqipëri”, statistikat tregojnë se numri i kursantëve në këto qendra është në rritje rreth 3214 veta. Sipas këtij studimi, oferta e sektorit jopublik është e përafërt me atë të sektorit publik të Formimit Profesional. Numri i qendrave jopublike është shumë herë më i madh se sa ai i sektorit publik. Zakonisht këto qendra janë të vogla përveç Kolegji “Harry Fultz”, Qendrës “Don Bosko”, Qendra “Linkoln” etj., të cilat kanë një kosto financiare për mësimin e gjuhës së huaj. Ndërsa Shërbimi Kombëtar i Punësimit me Qendrat e Formimit Profesional, si dhe disa shkolla profesionale publike janë ato ku mund të trokasësh për mësimin e gjuhës së huaj pa shpenzuar: si shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë dhe ‘Kristo Isak” Berat, që ofron studimet e mesme në anglisht dhe frëngjisht, si dhe shkolla e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër që mes të tjerash degë, ofron edhe studimin në degën anglisht-gjermanisht.
Fasoneria, numri një në punësim; ja qendra ku mund të trajnohesh
Alternative punësimi për të rinjtë janë kompanitë e tekstileve dhe këpucëve që punojnë kryesisht me materiale të porositura të cilat janë në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj shqiptarë me 24 ndërmarrje. Në total, sipas INSTAT-it, sektori fason, tekstilet dhe këpucët punësojnë rreth 31.000 individë, apo rreth 9% të të punësuarve në total. Po edhe kjo industri në rritje si avantazh kryesor konkurrues, kanë përdorimin e fuqisë së lirë punëtore dhe me një kualifikim profesional të kufizuar. Për të marrë profilizim në këtë drejtim në ndihmë vijnë shkollat profesionale te sistemit publik si ajo Ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë që ofron studime në tekstile dhe konfesione, si “Isuf Gjata” në Korçë, “Sali Ceka” në Elbasan, Teknologjike “Hamdi Bushati” në Shkodër, Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës si dhe Qendrat e Trajnimit Profesional të ngritura nga Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Financë-Bankë, punësim dhe shkollim 
Punëdhënësi i tretë më i madh në listën e 100 më të mëdhenjve, është i sektori Financave dhe Bankave. Gjithsej në fund të periudhës 9-mujore, sipas Shoqatës së Bankave, 16 banka në vend kanë pasur 6.745 të punësuar. Edhe ky sektor ka zgjedhur të punësojë njerëz me arsim të mesëm teknik apo student të viteve të para në degët përkatëse. Shumë prej arkëtarëve në bankat e nivelit të dytë janë me arsim të mesëm profesional. Shumë prej tyre do të vazhdojë më tej studimet e larta. Edhe në këtë drejtim punësimi ende pa një diplomë universitare në xhep është i mundshëm në disa pozicione që ofrojnë institucionet financiare. Sistemi publik ofron disa mundësi në këtë drejtim Shkolla e Mesme Teknike- Ekonomike në Tiranë si dhe një seri shkollash të profilizuara në ekonomi-biznes si Shkolla e Mesme Kombëtare Profesionale në Kamëz; Teknike në Golem; shkolla “Havzi Nela” në Kukës; shkolla “Isuf Gjata” në Korçë, shkolla mekanike – bujqësore në Lushnjë, shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, shkolla profesionale “Kristo Isak” në Berat, shkolla profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, shkolla hoteleri turizëm “A. Athanas”, shkolla teknologjike “Hamdi Bushati” në Shkodër, shkolla teknologjike “Hysen Çela” në Durrës dhe shkolla tregtare në Vlorë.
Sigal