KLSH zbardh 1.3 miliard lekë abuzime të bëra prej shtetarëve në vitin 2015

176
Faktet e deoncuar prej gazetës “Telegraf” në lidhje me korrupsionin, abuzimet, shkeljet ligjore, koncesionet, kontrata klienteliste, skandalet me pronat, me ilaçet, me TVSH e krejt aspektet që lidhen me veprimet ekonomike-financiare në administratën publike, rezultuan të vërteta e madje me “bilanc” më të madh e më të ngarkuar fiannciar dhe me nivel e numër drejtuesish dhe zyrtarësh që kanë abuzuar me detyrën, pasuritë dhe financat publike. Këtë e konfirmon plotësisht një raport i detajuar me vlera financiare, me zullume e emra zyratrësh dhe drejtuesish që I kanë bërë këto zullume gjatë vitit 2015. Raporti I KLSH përfshin abuzimet për periudhën 1 vjeçare janar-dhjetor 2015, bërë në shumë sektorë publik prodhimi, shërbimesh e administrate publike në bashki, komuna, qarqe, institucione shtetërore kulturore, drejtori rajonale e qendrore, ministri e institucione të tjera të çdo niveli në lidhje me kontrata e qirave, shpenzimet operative, shitjet e pasurive shtetërore, doganat, tatimet, spitalet, KESH etj. Ky raport auditi i vitit 2015, nga ana tjetër dëshmon pozicionimin e institucionit të KLSH me zbatim ligji e tolerancë “zero” ndaj abuzimeve e korrupsionit, duke u vënë në zbatim të plotë të ligjit përballë përball shkeljeve të ligjit, duke kërkuar largime nga detyra, ndjekje penale, masa administrative, zhdëmtime financiare me kthim vlerash në arkën e shtetit e shumë masa të tjera të përcaktuara në kompetencat që KLSH i jep ligji në veprimtarinë dhe vendim-marrjen e saj si institucion kontrollues sipëror i pavarur! Çfarë thotë ky raport auditi? Sot po publikojmë pjesën e parë të tij…
Në sektorin e tatim-taksave
• Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Tiranë, ka shkelje në vlerën totale 72,103 mijë lekë, është vlera e përfituar në mënyrë të padrejtë si rimbursim nga dy kompani farmaceutike, si pasojë e diferencës midis çmimit/njësi të referencës nga lista e çmimeve për barnat e rimbursueshme dhe çmimit/njësi që duhej të tregtohej në fakt një medikament i caktuar.
• AKBN, ka shkelje ligjore në vlerën totale 11,503,500 mijë lekë, nga të cilat 316,000 mijë lekë, shmangie nga skema e TVSH, duke u konstatuar dhe konsideruar në mënyrë të parregullt e të pa argumentuar, punime dhe shërbime të nën-kontraktorëve si operacione hidrokarbure dhe 11,187,500 mijë lekë, evazion fiskal nga mosdeklarimi i prodhimit të shtuar të naftës bruto pas përdorimit të holluesit (diesel 1 000ppm) në shtresë.
• Banka e Shqipërisë, në vlerën totale 11,453 mijë lekë nga mos llogaritja e saktë e detyrimeve tatimore përbërë nga diferenca në tatimin mbi të ardhurat personale në vlerën 1,056 mijë lekë dhe mos mbajtja e tatimit në burim për pagesat në favor të arkitektit për hartimin e projekteve të rikonstruksionit të objektit të Bankës Qendrore në shumën 10,397 mijë lekë.
• Bashkia Himarë dhe Komuna Fan, Mirditë, në vlerat respektive 42,984 mijë lekë dhe 15 mijë lekë, si pasojë e mospagesës së taksave vendore.
• Bashkia Fier, në vlerën 74 mijë lekë, nga përllogaritja gabim e taksës së ndikimit në
• infrastrukturë.
• Komuna Vllahinë, Vlorë, në vlerën 331 mijë lekë, si pasojë e mosderdhjes së tatimit
• mbi tokën bujqësore nga fermerët.
• Komuna Pustec, Korçë, në vlerën 96 mijë lekë, për efekt të mospagesës së detyrimit
• nga 8 biznese.
• Bashkia Tiranë, në vlerën 3,721 mijë lekë, për mos-derdhje të tatimit mbi vlerën e shtuar.
• Bashkia Selenicë ,në vlerën 36 mijë lekë, si pasojë e mosderdhjes së taksës vendore nga punonjësit e bashkisë.
• Bashkia Kukës, në vlerën 403 mijë lekë, si pasojë e mospagimit të detyrimit nga subjektet në tatime.
• Bashkia Patos, në vlerën 374 mijë lekë, për mospagesë të taksave vendore.
• Komuna Shëngjin, Lezhë, në vlerën 9,185 mijë lekë, për mospagesë të taksave
• vendore.
• Komuna Gostimë, Cërrik, në vlerën 522 mijë lekë, për mos pagesë të taksave
• vendore.
• Bashkia Gjirokastër, në vlerën 3,391 mijë lekë, për mos pagesë së taksës së ndikimit
• në infrastrukturë.
• Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, në vlerën 142,140 mijë lekë, për mos-llogaritje
• e vendosje të penaliteteve.
• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Degët Rajonale të Tatimeve, Durrës, Tiranë, Dibër, Kukës, Fier, Korçë (Renta Minerare), në vlerën 118,832 mijë lekë, si pasojë e
• mosarkëtimit të rentës minerare.
• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, në vlerën 7,515 mijë lekë, si pasojë e mosllogaritjes së detyrimeve tatimore.
• Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës, në vlerën 282,124 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes e mos-vendosjes së penaliteteve dhe detyrimeve tatimore. 
• Drejtoria Rajonale Tatimore Kukës, në vlerën 68,556 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritje e mos-vendosjes së penaliteteve dhe detyrimeve tatimore.
——————–
Në sektorin e doganave
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Degët Doganore, Durrës, Fier, Vlorë, Kakavijë, Qafë-Thanë e Bllatë (Renta Minerare), në vlerën totale prej 3,337,003 mijë lekë, si detyrime doganore të papaguara, nga mos-llogaritja dhe mosarkëtimi i rentës minerare për mineralet e eksportuara.
Degët e Doganave Lezhë dhe Shkodër, në vlerat respektive 13,130 mijë lekë dhe 24,165 mijë lekë, si detyrime doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve të ndryshëm dhe si detyrime e penalitete të pa vendosura ndaj subjekteve që nuk kanë paguar TVSH
Dega e Doganës Tiranë, në vlerën 130,438 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes dhe mos-arkëtim të detyrimeve doganore.
Dega e Doganës Durrës, në vlerën 143 075 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes dhe mos-arkëtim të detyrimeve doganore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë, në vlerën 152,405 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes së detyrimeve doganore dhe nga shkeljet e parregullta.
Dega e Doganës Korçë, në vlerën 274,321 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes së vendosjes së penaliteteve dhe detyrimeve tatimore .
Dega e Doganës Kapshticë, në vlerën 125,349 mijë lekë, si pasojë e mos-llogaritjes së vendosjes e penaliteteve dhe detyrimeve tatimore .
Në sektorin e prokurimeve publike 
1. Operatori i Sistemit të Transmetimit (Qendra dispecer) 868,711 mijë lekë
2. Ministria e Mbrojtjes 129,700 12 mijë lekë
3. Ujësjellës Kanalizimet Sh.a, Lushnje 123,808 mijë lekë
4. Ministria e Arsimit & Sportit 108,803 mijë lekë
5. Ministria e Brendshme 85,039 mijë lekë
6. Albkontroll Sh.a 80,192 mijë lekë
7. Ujësjellës Kanalizime Sh.a, Korçë 71,297 mijë lekë
8. Bashkia Tiranë 49,014 mijë lekë
9. Banka e Shqipërisë 33,435 mijë lekë
10. Projekti “Furnizimi me ujë” Shkodër 29,219 mijë lekë
11. Komuna Bushat, Shkodër 28,837 mijë lekë
12. Bashkia Kavajë 24,534 mijë lekë
13. Projekti “Menaxhimi dhe Administrimi i Tokës” 24,030 mijë lekë
14. KESH Sh.a 23,282 mijë lekë
15. Bashkia Himarë 21,370 mijë lekë
16. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë 10,803 mijë lekë
17. Albpetrol Sh.a 7,088 mijë lekë
18. “ALBAFILM”, Sh.a 6,457 mijë lekë
19. Shoqëria “Elber” shpk, Elbasan 4,286 mijë lekë
20. Projekti “Ndërtimi i By pass Durrës” 3,982 mijë lekë
21. Ujësjellës Kanalizme Sh.a., Pogradec 3,716
22. Ministria e Kulturës 3,388 mijë lekë
23. Bashkia Kukës 2,883 mijë lekë
24. Spitali Rajonal Durrës 2,752 mijë lekë
25. Agjencia Kombëtare e Mjedisit 2,086 mijë lekë
26. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Tiranë, 1,848 mijë lekë
———————————
Në shitjet dhe dheniet me qira të pasurive shtetërore
1. Bashkia Himarë, Hekurudha Shqiptare, Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizime Sh.a, Fier, në vlerat respektive prej 8,929 mijë lekë, 7,069 mijë lekë dhe 71 mijë lekë, si mosarkëtime të qirave për ambiente të dhëna me qira të tretëve.
2. Bashkia Kuçovë, në vlerën 12,130 mijë lekë, si llogaritje gabim e tarifës së qerasë për dy objekte të dhëna me qira.
3. ZVRPP, Sarandë, në vlerën totale 6,304 mijë lekë, nga te cilat 6,242 mijë lekë, është diferenca e çmimit të blerjes së trojeve me legalizim për 9 subjekte dhe 62 mijë lekë është mosarkëtimi i tarifës për vonesë në regjistrim. mosarkëtimi i qirasë për tokën.
4. Bashkia Pogradec, në vlerën 58 mijë lekë, si pasojë mos aplikimit të kushtit penal në rastet e mos shlyerjes së qerasë.
5. Bashkia Fier, në vlerën 3,584 mijë lekë, nga këto 3,513 mijë lekë është nga mos marrja e masave për lirimin e objekteve ose lidhje e kontratave të qirasë për dy objekte prone të bashkisë të cilat janë zbatuar nga të tretë si dhe 71 mijë lekë ardhur si pasojë e mos aplikimit të kamatë vonesave në rastet e mos shlyerjes së qirasë
6. Komuna Livadhja, në vlerën 585 mijë lekë, nga mos-vjelja e tarifës së qerasë për objektet në administrim të saj.
7. Projekti “Programi i fuqizimit të digave” KESH Sh.a, në vlerën 85,396 mijë lekë, si pasojë e pagesave të kryera për llogari të dy HEC-e, HEC-Ulzë dhe HEC-Shkopet, edhe pas privatizimit të tyre.
8. KESH Sh.a, në vlerën 2,876 mijë lekë, si pasojë e shkeljes së kontratës së qirasë, për mos zbatim të detyrimeve kontraktuale nga qiramarrësi si edhe mosllogaritje të penaliteteve për vonesa në pagesat e qerasë ndaj KESH.
9. Bashkia Tiranë, në vlerën 37,622 mijë lekë, si pasojë e detyrimeve kontraktuale të pashlyera nga subjektet qiramarrëse.
10. Bashkia Selenicë, në vlerën 31,560 mijë lekë, si pasojë e mos-lidhjes së kontratës së qerasë për shfrytëzim të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare.
11. Bashkia Kukës, në vlerën 17,637 mijë lekë, si pasojë e mos-lidhjes së kontratës së qerasë për shfrytëzim të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare.
12. Komuna Kotë, Novoselë, Vlorë, në vlerën 2,527 mijë lekë, 3,314 mijë lekë, si pasojë e mospagimit të detyrimeve kontraktuale të subjekteve.
13. Bashkia Kavajë, në vlerën 618 mijë lekë, si pasojë e mospagesave të qirave nga subjektet.
14. Trajtimi i Studentëve Elbasan Sh.a., në vlerën 324 mijë lekë, si pasojë e mospagesës së qirave nga subjektet private, të cilave u është dhënë me qira ambjente të shoqërisë.
15. ALBPETROL Sh.a, në vlerën 32,570 mijë lekë, si pasojë e qerasë së pa arkëtuar nga zbatimi i procedurave të ankandit për shitjen e naftës bruto, kontestës, gazit dhe në zbatimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve.
16. Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan, në vlerën 3,931 mijë lekë, si pasojë e mos arkëtimit të vlerës së kontratës së qirasë nga disa subjekte private.
17. Ministria e Mbrojtjes, në vlerën 1,633 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës nga ana e 4 operatorëve ekonomikë për detyrimet e qirasë që rrjedhin nga lidhja e kontratave shtesë.
18. Koncesionari “Albanian Oil Rafineri”sh.a, “Kurum”, i cili ka marrë me koncesion rafinerinë e Naftës në Cërrik, ka shitur në mënyrë të kundër-ligjshme për skrap rafinerinë e vjetër, pa miratim të AK-së, duke përvetësuar vlerën 83,302 mijë lekë, vlerë e cila përbën dëm ekonomik për fondet publike.
19. Koncesionari “A.M.G.Group”, shpk i cili ka marrë me koncesion ish Uzinën e Bakrit në Rubik, nuk ka rehabilituar makineritë e procesit teknologjik të trashëguar dhe nuk ka ruajtur pronësinë e AK mbi objektet dhe mjetet kryesore të dhëna me koncesion duke kthyer në skrap një pjesë të tyre dhe duke çveshur veshjet e plumbit të vaskave e rezervuarëve të acidit. Nga shitja e tyre e tyre në kundërshtim me kushtet e kontratës së lidhur koncesionari ka përvetësuar pronën publike në shumën 20,767 mijë lekë. Po kështu nga mos realizimi i investimeve në afat referuar nenit 18, të kontratës koncesionare, për fazën e parë deri në në korrik 2015, nuk janë aplikuar penalitetet në vlerën 26,600 USD ose 2,766 mijë lekë.
20. Spitali Universitar i Traumës, në vlerën 19,344 mijë lekë, për përdorim pa kontratë dhe pa pagesë të sipërfaqes së tepërt prej 1200 m2, referuar kontratës së qirasë së datës 28.08.2013, të lidhur me ish-METE, duke i shkaktuar SUT një dëm në vlerën 7,560 mijë lekë si dhe nga përdorimi i sipërfaqeve të objektit privat, prej datës 26.07.2011 për ambiente brenda spitalit në sasinë prej 1936,7 m2, nga të cilat vetëm 496 m2 i janë dhënë me qira, duke shkaktuar një dëm ekonomik për UST dhe gjithashtu nga përdorimi i këtij objekti, pa kontratë dhe pa pagesë i një sipërfaqe prej 267.3 m2 dhe nga ndërtimi i vetë subjektit mbi ambientet në pronësi dhe në administrim të SUT, pa asnjë dokumentacion, duke shkaktuar një dëm në shumën 11,784 mijë lekë.
Në fushën e shpenzimeve operative
1. “ALBAFILM”, Sh.a 14,359 mijë lekë
2. Ujësjellës Kanalizime Sh.a., Korçë 8,177 mijë lekë
3. Shoqëria “Elber” shpk, Elbasan 6,695 mijë lekë
4. INSIG Maqedoni 4,958 mijë lekë
5. Albkontroll.Sh.a 4,904 mijë lekë
6. Bashkia Korçë 3,800 mijë lekë
7. Ministria e Kulturës 1,819 mijë lekë
8. Ujësjellës Kanalizime Sh.a., Vlorë 1,064 mijë lekë
9. Bashkia Himarë 1,004 mijë lekë
10. Albpetrol Sh.a. 862 mijë lekë
11. Komuna Bradashesh, Elbasan 740 mijë lekë
12. Instituti i Sigurimeve Shoqërore 606 mijë lekë
13. Ministria e Brendshme 580 mijë lekë
14. Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor 427 mijë lekë
15. Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Tiranë 370 mijë lekë
16. Agjencia Kombëtare e Mjedisit 225 mijë lekë
17. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Tiranë 150 mijë lekë
Abuzime me kontratat e shërbimeve publike në qarqe
1. Ministria e Brendshme, në vlerën 5,134 mijë lekë, pasi për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për punonjësit që u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, nuk janë ndalur detyrimet për sigurimet shoqërore dhe nuk janë derdhur në fondin e sigurimeve shoqërore detyrimet në shumën 5,132 mijë lekë, duke shkaktuar dëm ekonomik për të ardhurat e sigurimeve shoqërore.
2. Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, në vlerën 2,304 mijë lekë, mos likuidimi i detyrimit financiar për kontratën e shërbimit të subjektit “INTERBAST”.
3. Banka e Shqipërisë, në vlerën 542,000 mijë lekë, si pasojë e mos aplikimit dhe mos mbajtja e penaliteteve për kartëmonedhat e dëmtuara, të kthyera nga bankat e nivelit të dytë duke shkaktuar një mungesë për të ardhurat e BSH.
4. Drejtoria e Administrimit të Pronës Publike, MZHETTS, në vlerën 16,238 mijë lekë, u konstatua se, nga auditimi i kontratave të qirasë me status në vazhdim, të lidhura mbas vitit 2005, qiramarrësit nuk kanë realizuar treguesit për investim në punësim, detyrime këto të përcaktuara në nenin 5 të kontratave duke shkaktuar penalitete si më poshtë: 
– Shoqëria qiramarrëse “NV-Shoes”shpk, kundrejt kontratës nr. 2304 Rep dhe nr. 777 kol datë 07.05.2012 për objektin “Ish godina e transformatorëve”, në administrim të Bashkisë Çorovodë, në shumën 8,260 mijë lekë.
– Shoqëria qiramarrëse “Selami”shpk, kundrejt kontratës nr. 1606 Rep dhe nr. 326/1 kol date 29.06.2011 për objektin “Mensë & Guzhinë”, në administrim të shoqërisë “Trajtimi i Studentëve” sh.a Vlorë, në shumën 489 mijë lekë.
– Shoqëria qiramarrëse “MALI-H.D”shpk, kundrejt kontratës nr. 2605 Rep dhe nr. 447 kol datë 06.07.2010, me aneks kontrate nr. 1738 rep dhe nr.328-5 Kol date 01.04.2011, për objektin “Magazinë Dyshekësh”, me sipërfaqe të përgjithshme 2,509.4 m2, në administrim të shoqërisë “Prodhim veshje ushtarake “sha, Tiranë , në shumën 450 mijë lekë’.
– Shoqëria qiramarrëse “Kiba Faxho” sh.p.k., kundrejt kontratës së qirasë nr. 2624 rep dhe nr. 595/4 Kol datë 24.10.2011, të lidhur për objektin “Mensa në godinën Nr.1, të Mjekësisë”, njësi në administrim të shoqërisë “Trajtimi i Studentëve Nr. 2” sh.a, Tiranë, në shumën 125 mijë lekë.
– Shoqëria qiramarrëse “I.D.A” sh.a., kundrejt kontratës së qirasë nr. 650 rep dhe nr. 133 kol datë 24.03.2000, të lidhur për objektin “Kinema Republika” Shkodër, nuk ka realizuar detyrimit kontraktor ndaj MZHETTS, për rrjedhojë llogariten penalitete në vlerën 150 mijë lekë.
– Shoqëria qiramarrëse “Iliad” sh.p.k., kundrejt kontratës me qira nr. 2946 rep nr. 154 kol
datë 04.06.2002 e ndryshuar, e lidhur me ish METE, me objekt dhënia me qira për objektin
“Parku i Lojërave të Qytetit Vlorë”, rezulton me detyrime të mëparshme të papaguar,
konfirmuar nga Bashkia Vlorë (si njësi administrative monitoruese) me shkresën nr. 3153
prot datë 17.08.2015 drejtuar MZHETTS, ku përcakton vlerën e papaguar të detyrimit në
vlerën 6,764 mijë lekë.
————————————
Në sektorin e barnave mjekësore
Agjencia Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Tiranë, në vlerën 198 mijë lekë, për mospagesë të detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në vitin 2014.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në vlerën 31,175 mijë lekë, pasi janë kryer veprime fiktive dhe abuzive nga Depo farmaceutike “Omega PHFARMA Grup” duke deklaruar në Fond, shitje subjekteve farmaceutike të barit “Ketosteril” në sasinë 250,093 tableta në shumën 30,711 mijë lekë. Për këtë bar, nga kjo Depo, nuk është deklaruar hyrje nga Depo Importuese apo subjekte të tjera farmaceutike, por janë deklaruar se htyrje të barit nga subjekte “Klient Kesh”, pra të pa identifikuara si subjekte farmaceutike, veprime që kanë çuar në përfitime të padrejta të subjekteve farmaceutike nga rimburësimi i barit “Ketosteril”.
– Nga verifikimi i kryer për rimbursimin e dy barnave të shpejta “Cyproteron Acetate” 50 mg
dhe “Acid Ibandronik” 50 mg, nga farmacia “Nek” janë ekzekutuar receta fiktive duke
përfituar rimbursim më tepër, në shumën 266 mijë lekë,
– Nga verifikimi i kryer për rimbursimin e barnave të alternativave të shtrenjta bari “Cyproteron Acetate” 50 mg dhe bari “Acid Ibandronik” 50 mg, nga farmaci “Juli”, është përfituar në mënyrë të padrejtë vlera prej 198 mijë lekë.