KLSH: Shkeljet financiare në vitin 2012 kanë pasur një dëm prej 140 miliard lekësh

735
Sigal

Për vitin 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 153 auditime të planifikuar për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 177 auditime. Gjatë vitit 2012, Kontrolli i Lartë të Shtetit ka trajtuar edhe 358 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 111 u konstatuan jashtë kompetencave dhe juridiksionit të tij. Nga 247 kërkesa dhe ankime në kompetencë të KLSH, 171 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 76 janë në vazhdim të verifikimit. 84.3 përqind e ankesave të adresuara KLSH-së i takojnë administrimit financiar, fushës së prokurimit publik, privatizimit dhe kthimit të pronës. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar:

PËRMBLEDHJA E AUDITIMEVE TË USHTRUARA GJATË VITIT 2012

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 13 522 392 000 lekë.

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 1 842 998 000 lekë.

Këto shkelje financiare me dëm efektiv dhe ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituar i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2008-2011 dhe 9-mujorit të vitit 2012, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit.

A. SHKELJET ME DËM EKONOMIK JANË KONSTATUAR SI MË POSHTË:

1. Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 673 997 000 lekë, konstatuar në:

– Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë, në vlerën totale 606 927 000 lekë, si pasojë e mosushtrimit të penaliteteve për shkeljet e kushteve të kontratave koncesionare nga 24 koncesionarë dhe mos ndjekjen e procedurave ligjore për arkëtimin e dëmit të tyre ekonomik në vlerën prej 595 146 000 lekë, si edhe për mos llogaritje e mosarkëtim në favor të METE-s të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e lidhura për “Fee koncesionare”, ku vetëm nga 5 shoqëri koncesionare, që disponohen dokumente (nga 13 shoqëri koncesionare të tilla) është shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 11 780 652 lekë vetëm për dy vjet aktivitet prodhimi dhe shitje të energjisë elektrike.

– Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Tiranë, në vlerën 15 333 000 lekë, si fitim neto i buxhetit të shtetit, por kaluar padrejtësisht në favor të koncensionarit “SGA Automatove” me vendim të Këshillit Drejtues të DPSHTRR nr. 37, dt. 17.12.2010 dhe miratim të Drejtorisë së Politikave të planifikimit Financiar dhe Statistikave