KLSH//QKK miraton 8 projekte sipas gjinive të filmit, në vlerën 73, 253,000 lekë pa u kontraktuar me producentët

807
Sigal

Mbi auditimin e ushtruar në Qendrën Kombëtare Kinematografike, Tiranë

Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë me objekt:“Mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare”,dërguar Z.

Artan Minarolli, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, krahas Raportit Përfundimtar

të Auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme:

A. MASA ORGANIZATIVE

1. Nga auditimi mbi organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësia e Administratës së QKK, u konstatua se:

Për vitin 2010 dhe 2012, është miratuar Rregullorja e funksionimit me vendimet respektive nr. 155 prot, me vendimin nr. 155/1, si dhe nr. 85. Miratimi i rregulloreve është bërë pa shfuqizuar më parë Rregulloret ekzistuese.

Sa më sipër rekomandojmë:

-Të shfuqizohen menjëherë vendimet e Kryetarit të QKK nr. 321, nr. 155 dhe nr. 155/1, të cilat kanë miratuar Rregulloret e funksionimit të QKK në periudhat respektive.

2. Nga auditimi konstatohet se Komisioni i Vizionimit të Projekteve, krijuar si organizëm jofunksional, nuk ka funksionuar konform kërkesave të rregullores, pasi nuk ka bërë vizionimin e filmave të importuar nga jashtë, që transmetohen në territorin e RSH. Për pasojë, nuk është

arkëtuar nga distributorët tarifa e vizionimit për këtë kategori veprash filmike, në kundërshtim me pikën 3 dhe 4/c të Kap.IV të Rregullores së QKK, si dhe Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe QKK, nr. 2.

Sa më sipër rekomandojmë:

-Të rishikohet menjëherë Rregullorja e funksionimit të QKK nr. 85,  pika 3 dhe 4/c të Kapitulli IV, mbi funksionimin e Komisionit të Vizionimit, si dhe rishikimin e modaliteteve për arkëtimin e tarifës së vizionimit të filmave të huaj të shfaqur në territorin e RSH nga distributorët e regjistruar.

3. Nga auditimi i dosjeve të projekteve në drejtim të zbatimit të tarifave të miratuara me vendimin nr. 161/3, të Kryetarit të QKK u konstatua se:

Tarifat e miratuara për financimin e projekteve për filmat dokumentarë me elektronikë, nuk janë përcaktuar mbi bazë ekstremumi të çmimit “tavan” dhe çmimit “dysheme”, por në tarifën me çmim “dysheme”, fakt ky që le shkas për subjektivizëm.

Sa më sipër rekomandojmë:

-Të rishikohen menjëherë tarifat për financimin e projekteve për filmat dokumentarë me elektronikë, ku të

vendosen çmimi bazë “dysheme” dhe çmimi ”tavan”.

4. Nga auditimi në zbatim të tarifave të miratuara me vendimin nr. 161/3 datë 19.5.2010, të Kryetarit të QKK u konstatua gjithashtu se:

Nuk janë miratuar tarifa për shpërblimin sipas zërave për festivalet dhe aktivitetet e ndryshme filmike, duke përdorur si kriter shpërblimin bazuar në eksperiencat e mëparshme.

Sa më sipër rekomandojmë:

-Të miratohen menjëherë tarifat për financimin e projekteve për festivalet dhe aktivitetet e ndryshme

filmike.

5. Nga auditimi në zbatim të tarifave të miratuara me vendimin nr. 161/3, të Kryetarit të QKK u konstatua se:

Miratimi i financimit të projekteve filmike bëhet për çdo sezon pranimi (sezoni pranverës dhe i vjeshtës) dhe pse nuk janë lidhur kontratat me producentët për projektet e miratuara. Rezulton që të jenë miratuar sipas gjinive të filmit gjithsej 8 projekte për vitet 2010-2012, në vlerën 73, 253,000 lekë pa u kontraktuar akoma me producentët.

Për sa më sipër rekomandojmë:

-Të mos miratohet financimi për projekte të reja filmike pa u kontraktuar më parë me producentët e projekteve fituese (të miratuara nga KMP).

6. Nga auditimi mbi krijimin dhe përdorimin e të ardhurave që realizon institucioni konstatohet se:

Të ardhurat nga veprimtaria e institucionit për vitin 2011, janë realizuar në nivel shumë më të ulët, në masën 55 % të krahasuar me vitin 2010, ose 70 % e vlerës së planifikuar. Nuk janë kryer rakordime me distributorët e regjistruar në QKK për 1% e çmimit të biletave të shitura gjatë vitit ushtrimor, detyrim ky në zbatim të nenit 6 pika 4 të ligjit Nr. 8096, “Për kinematografinë”.

Për sa më sipër rekomandojmë:

a-Të merren masa nga QKK që në të ardhmen të rakordojë me distributorët e regjistruar pranë saj të cilët kanë salla shfaqje, duke verifikuar të ardhurat sipas deklarimit financiar, në zbatim të nenit 6 pika 4 të ligjit Nr. 8096.

b- Për realizimin e detyrimit ligjor në lidhje me arkëtimin e 1% të çmimit të biletave të shitura, QKK të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me organet tatimore për saktësimin e të dhënave financiare të distributorëve të regjistruar, në mënyrë që të rritet niveli i të ardhurave.

c-Për rritjen e nivelit të të ardhurave dytësore, QKK të programojë punën në të ardhmen për regjistrimin e distributorëve që vazhdojnë aktivitetin, por që nuk figurojnë të regjistruar pranë saj, në zbatim të pikës 4 të kap.II të Rregullores së Brendshme miratuar me vendimin nr. 85 datë 13.2.2012.

7. Nga auditimi i veprimeve të kryera nëpërmjet arkës me valutë u konstatua se:

a-Në të gjitha rastet e udhëtimeve jashtë vendit, me përjashtim të aktiviteteve të organizuara nga “Eurimage”, mungonte ftesa e organizatës pritëse bashkëlidhur urdhrit të brendshëm të Kryetarit.

b-Në rastet e udhëtimit me automjet (makinë) për takimet e organizuara jashtë vendit, në urdhrin e titullarit nuk ishin përcaktuar mjetet me të cilat do të kryhej udhëtimi, numri i tyre dhe përllogaritja e sasisë së karburantit.

c-Në të gjitha rastet e udhëtimeve jashtë shtetit, nuk rezulton që programi i aktiviteteve vjetore të jetë i miratuar, pasi në rregulloren e brendshme nuk përcaktohet personi i autorizuar për miratimin e këtij programi.

Nisur nga ky konstatim rekomandojmë:

a- Për të gjitha rastet e udhëtimit jashtë vendit bashkëlidhur urdhrit të Kryetarit të QKK, të vendoset ftesa e organizatës pritëse.

b- Në të gjitha rastet e udhëtimit me automjete jashtë vendit, në urdhrin e Kryetarit të përcaktohen qartë numri i automjeteve dhe sasia e nevojshme e karburantit.

c– Të bëhen rregullimet e nevojshme në Rregulloren e brendshme të funksionimit të QKK, për përcaktimin e personit të autorizuar për miratimin e programeve vjetore të aktiviteteve të organizuara jashtë vendit.

8. Auditimi mbi inventarizimin e pronës shtetërore dhe regjistrimin e saj në ZVRPP u konstatua se:

Në nenin 1 të VKM nr. 602, “Për miratimin e Statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktohet se selia e QKK ndodhet në ambientet e “ ” sha. Megjithëse

vendimi i sipërcituar ka përcaktuar qartë vendndodhjen e këtij subjekti, ai i është i drejtuar “A” sha, në mënyrë të përsëritur për kalimin në pronësi të tij, të ambienteve ku zhvillon aktivitetin. Për rrjedhojë, të gjitha investimet që bëhen për mirëmbajtjen dhe funksionimin e 6 zyrave në

përdorim të QKK, regjistrohen në llogarinë 231 “shpenzime në proces për rritjen e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara (AQT)”.

Nisur nga ky konstatim rekomandojmë:

-Në referim të nenit 4, pika 5, të ligjit nr. 8096 “Për kinematografinë” i ndryshuar, QKK-ja t’i propozojë MKTRS, ku të kërkohet nga Ministria e Ekonomisë

Telekomunikacionit dhe Energjetikës, përmirësim ligjor në Urdhrin nr. 41, të Ministrit “Për transformimin e ndërmarrjes shtetërore “A” Tiranë në shoqëri anonime

 “ ”sh.a. Tiranë, për heqjen nga inventari i kësaj shoqërie të 6 zyrave që disponon QKK-ja dhe kalimin në pronësi të tyre, ose në regjim administrimi.

9. Nga auditimi mbi nxjerrjen e pasqyrave financiare rezulton se:

Llogaria 468 “Debitorë të ndryshëm”, është me gjendje debitorë në vlerë 7.500.000 lekë, e njëjtë kjo me gjendjen debitorë në fund të vitit 2009 dhe paraqet detyrimin e 3 subjekteve private për mosrealizim kontrate. Nga auditimi i kryer konstatohet se gjendja debitorë në fakt nuk është 7

500 000 lekë por 7 492 000 lekë pra 8 000 lekë më pak.

Sa më sipër rekomandojmë:

-Të bëhet sistemimi i veprimit kontabël për vlerën 8 mijë lekë.

10. Nga auditimi konstatohet se nga QKK, janë ndjekur në rrugë gjyqësore kërkimi i detyrimit për secilin subjekt që nuk ka përmbushur detyrimet kontraktore për realizimin e projekteve filmike me financim, por deri tani subjektet nuk kanë shlyer detyrimet financiare, me

pretendimin se pengesë për këtë është bërë liberalizimi i shërbimit përmbarimor.

Nisur nga ky konstatim, rekomandojmë:

Ndjekjen e procedurave në zyrën e përmbarimit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

11. Nisur nga auditimi mbi zbatimin e rekomandimeve të KLSH dërguar me shkresën nr. 5/5 datë 14.5.2010 rezulton se:

Në zbatim të rekomandimeve të KLSH, QKK i ka

kërkuar Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), miratimin e tarifës së regjistrimit të producentit (shtëpive kinematografike), kërkesë kjo e përsëritur nga ana e këtij subjekti. Nuk rezulton nga ana e MTKRS të ketë ndonjë reagim për këtë fakt.

Nisur nga ky konstatim, rekomandojmë:

QKK, të vazhdojnë përpjekjet institucionale deri në miratimin e tarifës së regjistrimit të producentëve nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.

12. Të analizohet Raporti Përfundimtar i auditimit si dhe rekomandimet e kërkuara nga KLSH për përmirësimin e gjendjes duke nxjerrë detyra për zbatimin e rekomandimeve të KLSH.