KLSH/ 2 miliardë e 200 milionë abuzime nga tenderat e Ministrisë së Brendshme

169

KLSH/ Ja si janë vjedhur milionat brenda 1 viti në dogana, universitete, prokurimet publike, ministri,bashki dhe komuna

Përveç auditimeve gjatë vitit 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka trajtuar edhe 358 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 111 u konstatuan jashtë kompetencave dhe juridiksionit të tij. Nga 247 kërkesa dhe ankime në kompetencë të KLSH-së, 171 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 76 janë në vazhdim të verifikimit.

 Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj ka përgatitur paditë dhe denoncimet për institucionet shtetërore që kanë grabitur miliona. I kontaktuar për “Telegraf”, Kreu i KLSH-së Leskaj deklaron se, është organi i Prokurorisë ai që duhet të vendosë kundrejt të gjithë atyre që në mënyrë të mënyrë të babëzitur kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptare dhe donatorëve të huaj.

 

Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 62 006 000 lekë, e konstatuar në:

 

*Degët e Doganave: Fier, Tiranë, Bllatë Dibër, Berat dhe Rinas, në vlerat respektive 19 794

000 lekë, 12 824 000 lekë, 4 675 000 lekë, 2 972 000 lekë dhe 922 000 lekë, si detyrime

doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve të ndryshëm dhe si detyrime e

penalitete të pavendosura ndaj subjekteve që nuk kanë paguar t.v.sh., si dhe për subjekte që

operojnë me regjimin e përpunimit aktiv.

*Degën e Doganës Sarandë, Qafë-Botë, në vlerën totale 9 508 000 lekë, si detyrime

doganore të pa llogaritura ose të llogaritura më pak në vlerën 7 021 136 lekë; shmangie të

detyrimeve doganore financiare nga futja e mallrave kontrabandë 2 074 140 lekë; të ardhura

doganore të munguara nga diferenca në peshë e mallrave 300 000 lekë; nga mos kryerja e

konfiskimit të mallrave si akt administrativ 63 000 lekë, dhe të ardhura të munguara nga

klasifikimi i gabuar i kodit tarifor në vlerën 50 000 lekë.

* Degën e Doganës Vlorë, në vlerën totale 11 311 000 lekë, si detyrime doganore të

llogaritura më pak në vlerën 10 960 000 lekë dhe si penalitete të pa vendosura ndaj

subjekteve në vlerën 350 000 lekë.

Në fushën e sistemit të pagave, në universitete     

 

* Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, në vlerën totale 31 588 000 lekë, si

përfitim pagesash të padrejta nga 42 persona në shumën 12 770 000 lekë për titull shkencor

të pa akorduar dhe të pa regjistruar në Regjistrin Shtetëror të diplomave në MASH (vitet

2009, 2010, 2011, 2012), si dhe pa mbaruar procesi i diplomimit dhe pa pajisur me

dokumentin zyrtar diplomë për titullin e fituar; gjithashtu përfitim pagesash të padrejta në

shumën 18 818 000 lekë nga punonjësit akademik për 19 731 orë pune jashtë kohës normale

të punës për funksione administrative, në kundërshtim me VKM nr. 748, datë 11.06.2009

“Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve akademik të institucioneve

publike të arsimit të lartë”.

Pushteti lokal

*Bashkitë: Laç, Korçë, Klos, Rrëshen, Memaliaj, Berat, Elbasan, Pukë dhe Komunën

Lenie, Gramsh, në vlerat respektive 28 121 000 lekë, 4 451 000 lekë, 882 000 lekë, 743 000

lekë, 284 000 lekë, 193 000 lekë, 120 000 lekë, 81 000 lekë, dhe 91 000 lekë, për mosarkëtim

të qirave për ambientet e dhëna me qira të tretëve.

* Komunën Pezë, Tiranë, në vlerën 3 640 000 lekë, për mospagesën e vlerës së

qirasë për 6 500 m2 tokë, nga një subjekt privat.

* Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Tiranë, në

vlerën 349 000 lekë, si përfitim i padrejtë i një shoqërie, nga ankandi i zhvilluar për shitje

skrapi nga Bordi i Kullimit Shkodër.

* Bashkinë Selenicë, në vlerën 41 000 lekë, si diferencë çmimi në përllogaritjen e kontratës për tokë të marrë me qira.

* Bashkinë Bulqizë, në vlerën 3 600 000 lekë, për mospagesën e qirasë së truallit për ndërtim nga 24 persona.

* Komunën Zharëz, Qarku Fier, në vlerën totale prej 5 853 000 lekë, për mosarektimin e qirasë dhe të kamat vonesave nga subjekti për shfrytëzim të sipërfaqes së

truallit prej 726 m2 në vlerën 5 804 000 lekë, si edhe për mos arkëtim të qirasë për tokën

bujqësore në vlerën 49 000 lekë.

*Komunën Bërzhitë, Qarku Tiranë, në vlerën 2 049 000 lekë, për moslikuidim të qirasë për pyje dhe kullota.

* Bashkinë Pogradec, në vlerën 132 000 lekë, si pagesë e padrejtë për qira parkimi

për dy autobusë të dalë jashtë përdorimit.

* Bashkinë Sarandë, në vlerën 220 000 lekë, për mospagesën e qirasë për sipërfaqen e truallit nën objekt nga 5 subjekte.

*Bashkinë Himarë, në vlerën 230 000 lekë, si diferencë e palikuiduar e qirasë për

kullota dhe livadhe nga dy subjekte.

*Portin Detar Sh.a., Shëngjin Lezhë, në vlerën totale 657 000 lekë, për aplikim të

gabuar të tarifës së dhënies me qira, përfituar padrejtësisht nga dy subjekte

 Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 444 573 000 lekë, e konstatuar në:

• Ministrinë e Brendshme, Tiranë……………………………………… 225 679 000 lekë

• KESH sh.a. Tiranë……………………………………………………. 54 761 000 lekë

• Bashkinë Pogradec…………………………………………………… 20 738 000 lekë

• Komunën Qukës, Librazhd…………………………………………… 18 283 000 lekë

• Bashkinë Korçë……………………………………………………….. 17 672 000 lekë

• Komunën Bërzhit, Qarku Tiranë……………………………………. 13 480 000 lekë

• Bashkinë Sarandë…………………………………………………….. 12 743 000 lekë

• Bashkinë Tropojë…………………………………………………….. 8 303 000 lekë

• Bashkinë Himarë…………………………………………………….. 8 135 000 lekë

• Komunën Golem, Kavajë…………………………………………….. 6 994 000 lekë

• Bashkinë Lezhë…………………………………………………………………………. 5 336 000 lekë

• Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit…. 3 972 000 lekë

• Drejtorinë Arsimore Rajonale, Shkodër………………………………………. 3 268 000 lekë

• Bashkinë Orikum…………………………………………………….. 3 143 000 lekë

• Bashkinë Krujë……………………………………………………….. 3 128 000 lekë

• Bashkinë Këlcyrë………………………………………………………………………. 2 482 000 lekë

• Komunën Zharëz, Qarku Fier…………………………………………………….. 2 269 000 lekë

• Ministrinë e Shëndetësisë, Tiranë……………………………………………….. 1 898 000 lekë

• Bashkinë Klos……………………………………………………………………………. 1 863 000 lekë

• Komunën Gjepalaj, Durrës…………………………………………… 1 687 000 lekë

• Komunën Bradashesh, Elbasan……………………………………… 1 681 000 lekë

• Bashkinë Përrenjas…………………………………………………….. 1 654 000 lekë

• Bashkinë Memaliaj…………………………………………………… 1 586 000 lekë

• Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Sh.a., Durrës………… 1 547 000 lekë

• Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë………… 1 431 000 lekë

• Komunën Farkë, Tiranë……………………………………………… 1 373 000 lekë

• Bashkinë Burrel………………………………………………………. 1 042 000 lekë

• Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë……………….. 965 000 lekë

• Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Tiranë……………………………. 945 000 lekë

• Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Tiranë…………………………. 938 000 lekë

• Ministrinë e Drejtësisë, Tiranë………………………………………. 880 000 lekë

• Bashkinë Bulqizë……………………………………………………… 824 000 lekë

• Komunën Kukur, Gramsh…………………………………………… 802 000 lekë

• Bashkinë Elbasan……………………………………………………… 780 000 lekë

• Komunën Markat, Sarandë…………………………………………… 774 000 lekë

• Bashkinë Berat………………………………………………………… 765 000 lekë

• Bashkinë Laç………………………………………………………….. 762 000 lekë

• Bashkinë Rrëshen……………………………………………………. 740 000 lekë

• Bashkinë Gramsh…………………………………………………….. 707 000 lekë

• Komunën Petrelë, Tiranë……………………………………………. 614 000 lekë

• Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër…………………………… 541 000 lekë

• Komunën Lenie, Gramsh……………………………………………. 522 000 lekë

• Bashkinë Pukë………………………………………………………… 453 000 lekë

• Bashkinë Tepelenë…………………………………………………… 421 000 lekë

• Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Tiranë…………………….. 369 000 lekë

• Bashkinë Rrogozhinë………………………………………………… 367 000 lekë

• Komunën Kuman, Fier………………………………………………. 343 000 lekë

• Komunën Kryevidh, Kavajë……………………………………………………….. 338 000 lekë

• Bashkinë Peshkopi…………………………………………………… 320 000 lekë

• Bashkinë Peqin……………………………………………………….. 298 000 lekë

• Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë………………………… 287 000 lekë

• Bashkinë Shkodër…………………………………………………….. 268 000 lekë

• Bashkinë Delvinë…………………………………………………….. 259 000 lekë

• Bashkinë Shijak………………………………………………………. 252 000 lekë

• Komunën Pezë, Tiranë………………………………………………………………. 219 000 lekë

• Bashkinë Mamurras………………………………………………….. 182 000 lekë

• Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë…….. 147 000 lekë

• Komunën Qendër Bilisht, Qarku Korçë…………………………….. 145 000 lekë

• Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Tiranë……………….. 120 000 lekë

• Komunën Dajç, Shkodër……………………………………………… 90 000 lekë

• Ministrinë e Turizimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Tiranë……… 61 000 lekë

• Bashkinë Leskovik……………………………………………………. 8 000 lekë