“Klik Ekspo Group” dhe Panairi Ndërkombëtar i Tiranës në 24-28 nëntor 2016, edicion i 23

858
Sigal

 

Klik Ekspo Group dhe Panairi Ndërkombëtar i Tiranës,
një event që shkëndijon optimizëm

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, nën formësimin e Klik Ekspo Group – UFI Member,
mbërrin në edicionin e tij të 23-të si rrallëtjetër eveniment në Shqipëri, në
datat 24 deri më 28 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve.  Thuhet se
statistikat nuk duan t’ia dinë për emocionet: ndjenjat e të përfaqësuarit të
evenimentit ndërkombëtar më jetëgjatë në Shqipëri, plotësohen nga statistika të
patjetërsueshme që e cilësojnë te vetmin Panair Shqiptar të njohur nga
Institucionet dhe simotrat e mbi 85 shteteve nën UFI – Organizata Botërore e
Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare.

Ajo çka e
bën të pakonkurrueshëm eventin tonë çdo fundnëntori, është prania e shtuar e
ekspozuesve të huaj (mbi 280 të regjistruar), Institucioneve shtetërore të
huaja dhe pjesëmarrjeve nacionale, që me përzgjedhjen e sektorëve të
përfaqësuar dhe prezantimin e denjë publicitar, përkthejnë mënyrën e tyre të të
garantuarit bashkëpunim afatgjatë me vendin tonë: 

 


 Viti i katërt që sipërmarrësit nga Republika e Kinës, Rajoni i Shangait
dhe Ningbo, nën organizimin e Këshillit për Tregtinë me Jashtë, rrugëtojnë
drejt Tiranës në kërkim të partnershipeve, si në sektorët strategjike,
transport, metalurgji, materiale elektrike dhe ndërtimi, po aq sa dhe industri
të lehtë e kimike, por edhe përmes arsimit dhe edukimit, librit dhe kulturës.

 


 Taipei, i flet Tiranës si kryeqyteti kryeqytetit, përmes organizimit mbresëlënës
në Pavijonin e TAITRA – Agjencisë për Promovimin e Tregtisë me Jashtë të
Tajvanit, duke propozuar për të disatin edicion në radhë, kompani në lëmin e
energjisë dhe materialeve elektrike, ndërtimit, transportit e pjesëve të këmbimit,
turizmit me fokus të gjerë.

 


 Bosnje Hercegovina, nën mbikëqyrjen e Dhomës Kombëtare së Tregtisë me
Jashtë, merr pozicion qendror në Pallatin e Kongreseve duke çimentuar
marrëveshje biznesi e tregtare të iniciuara edhe në Panairin Ndërkombëtar të
Tiranës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit: industri e përpunimit të drurit,
materialeve të imëta elektrike, produkteve ushqimore;

 


 HIPA, “Shtëpia e Biznesit” të Hungarisë, Agjencia Shtetërore e Nxitjes së
Investimeve dhe Ministrit të Shtetit për Punët Mjedisore, Zhvillimit Bujqësor
dhe Hungarikum me koordinimin e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, edhe këtë
edicion tregon forcën e marrëdhënieve dypalëshe teksa krahas kompanive
hungareze në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe përpunimit të
metaleve, trusteve të përpunimit agroushqimor, marrin pjesë sipërmarrës prej
vitesh të natyralizuar me tregun shqiptar. Prania Hungareze vlerësohet
veçanërisht nga Ministri i Shtetit për Punët Mjedisore, Zhvillimit Bujqësor dhe
Hungarikum, i cili  do të mbajë fjalën e çeljes së Pavijonit.

 


 Serbia tashmë në dekadën e dytë të pranisë së saj, qëndron në majë të
statistikave të kompanive që marrin e japin me kundërpalët vendase me zgjidhje
në industrinë e lehtë, zgjidhje për bujqësinë dhe blegtorinë, tekstilin,
mobiliet, përpunimin e metaleve,të  gjitha
nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë me Jashtë të Serbisë, USAID, dhe Velexpo.

 


 Polonia përmes Zyrës Tregtare të Ambasadës Polake në Romë, zgjedh prej dy
vitesh me radhë të jetë zëri i dëgjuar i sipërmarrësve dhe institucioneve
polake në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, si shembull i diplomacisë
ekonomike;

 

–  Përfaqësim i tërthortë i
ekspozuesve dhe investitorëve potencialë, mënyrë e përzgjedhur edhe nga:

*  
    AustrianTrade dhe Ambasadës Austriake në Tiranë,

*  
    Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë
në Tiranë;

*  
    Dhoma e Ekonomisë e Malit të Zi.

 


 Kosova mbart veçantinë e saj të të përfaqësuarit me Prodhues në vetë të
parë, në materiale ndërtimi, sisteme ngrohje, industri agroushqimore, verëra e
pije alkoolike.      

 


 “Il bel Paese” Italia integrohet lehtësisht në Panairin e Tiranës që prej
gjenezës së tij në 1994, duke i sjellë Tiranës larminë e sektorëve ,që nga
kafeja dhe produktet tipike, materialet e ndërtimit, zgjidhjet e zgjuara për energjetikën
dhe mjetet e transportit, mobilie dhe stil në arredim, fashion e luxury,
prodhues të pajisjeve elektronike për personalen dhe mjekësinë, mbrojtjen dhe
sigurinë.

 


 Bullgaria, Maqedonia, USA, Turqia, Zvicra janë në listën gjatë të
ekspozuesve që besojnë në Shqipëri përmes Panairit Ndërkombëtar të Tiranës,
propozojnë zgjidhje për teknologjinë e paketimit dhe industrinë ushqimore,
prodhim i materialeve për bujqësinë, ujësjellësit dhe infrastrukturën.

 


 Shqipëria në më të mirën e saj përmes emrave kyç të fabrikave të njohura
prodhuese e distributorëve me menaxhimin më të mirë, shpalos prani individuale
përkrah atyre të organizuara në Pavijonet Institucionale të Transportit dhe
Infrastrukturës, nën kujdesin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

 


 Shenja të veçanta: Biznesi i kthyer në art përmes Panairit Ndërkombëtar
të Tiranës, e ngjyrat e artit përballë shifrave të biznesit ne Pavijonin e
Artit dhe të Librit: Libri i pandashëm në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
përmes befasisë së një figure qendrore të letërsisë shqipe e më gjerë, me
botime e ribotime si asnjë herë më parë; seleksionimi i veprave më të mira të
artistëve të Akuarelit në një ekspozitë të pasur, parathënia e Bienales së dytë
Ndërkombëtare të Akuarelit organizuar nga VIZart dhe International Watercolor
Society Albania.

 

Në datat
24 – 28 Nëntor, Tirana bëhet gati të presë mbi 10,000 vizitorë të huaj, ndarë
mes ekspozuesve dhe Delegacioneve shtetërore, vizitorëve të specializuar,
mediave ndërkombëtare, teksa pritshmëritë janë, mbi 30.000 vizitorë, publik i
gjerë, dhe këto vlerësime të dallueshme vijnë nga Institucioni që mbikëqyr
statistikat e Panaireve Ndërkombëtare – ISF, Bolonja.

Është
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, është puna e mbi 1000 të punësuarve, e hoteleve
që presin bujtës, e restoranteve dhe pikave të shërbimit, e kompanive të
transportit e agjencive turistike; është fushëbeteja virtuale e sipërmarrësve
që përmbyllet me kontrata e vazhdimësi.

 

Çelja
Zyrtare do të mbahet në datën 24 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në orën 17.30
dhe vijon në orën 19.00 në Pallatin e Brigadave me Darkë Gala për nder të
ekspozuesve, delegacioneve zyrtare dhe të ftuarve të përzgjedhur.   

 


cilësinë e organizatorit që përçon dëshirën dhe pritshmëritë e ekspozuesve të
të vetmit Panair Mbarëbotëror të Tiranës, mbetemi me urimin që të pranoni
ftesën tonë.