Këshill i ri për çështjet në Gjykatën Evropiane

893
Sigal

Ngrihen organe të reja në Avokaturën e Shtetit – Këshilli për çështjet në Gjykatën Evropiane dhe Kolegji

Avokatura e Shtetit ka bërë me dije se pranë saj është krijuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar. “Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Përbërja e Këshillit

Arta Vorpsi

Artan Hoxha

Kristaq Traja

Petrit Plloçi

Sokol Sadushi

Kolegji i Avokaturës së Shtetit

Gjithashtu Avokatura e Shtetit ka njoftuar ngritjen e një organi të ri kolegjial “Kolegji i Avokaturrës së Shtetit”, i cili do të shërbejë për trajtimin e problematikave të ndryshme me të cilat përballet institucioni i avokatit të shtetit. “Kolegji i Avokaturës së Shtetit gjatë funksionimit të tij do të kontribuojë, ndër të tjera, në dhënien e këshillave dhe miratimin e strategjive për çështje të një rëndësie të veçantë për interesat pasurorë të shtetit, zgjidhjen e papajtueshmërive së vlerësimeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore/këshillimeve, si dhe dhënien e udhëzimeve për bashkërendimin dhe trajtimin e çështjeve në kuadër të dhënies së asistencës juridike.” Kolegji do drejtohet nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe përbëhet nga 6 avokatë shteti, përfaqësues të zyrave në nivel qendror dhe vendor:

Abaz Deda – Avokat Shteti pranë Zyrës së Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat Kombëtare

Donika Pahumi – Avokat Shteti pranë Zyrës së Inspektimit

Brunilda Lilo–Avokat Shteti pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar

Alba Thoma – Avokat Shteti pranë Zyrës së Këshillimit dhe Koordinimit Ndërministror

Ibrahim Feimi – Kryetar i Zyrës Vendore Korçë

Ermjona Sotiri – Avokat Shteti pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë