Kazinotë, Cani: Monitorimi i 8 orëve punës do sjellë shtim të punonjësve

779
TIRANE – Ministri i Financave Shkëlqim Cani ishte në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë raportimit të tij, Ministri Cani ka theksuar se me anë të këtij projektligji, jo vetëm që nuk do të ulet numri i punonjësve në lojërat e fatit, por përkundrazi do të shtohen. Kjo pasi me ligjin e ri është parashikuar vendosja e një sistemi monitorimi, çka do të mundësojë që punonjësit të punojnë 8 orë dhe jo më shumë.
Aktualisht, Cani nënvizoi se janë 5010 persona të punësuar në lojërat e fatit në të gjithë vendin.
“Aktualisht janë 5010 persona të punësuar në lojërat e fatit. Me ligjin e ri nuk është e vërtetë se do ulet numri i punonjësve sepse duke futur sistem monitorimi punonjësit do punojnë 8 orë jo më shumë keshtu që numri madje do të shtohet.” tha Cani
Sa i përket mbledhjes së të ardhurave, Cani nënvizoi se përgjatë vitit 2014 të ardhurat nga lojërat e fatit kapin shifrën 5.2 miliardë lekë nga 6.4 miliardë lekë që ishte parashikuar në një vit. Ndërkohë që xhiroja vjetore nga lojërat e fatit
“Xhiro vjetore e vitit 2013 është 10.6 miliardë lekë nga lojërat e fatit. Mbledhja e të ardhurave për 2014 është 5.2 miliardë lekë. Ndërkohë të ardhurat duhet të ishin 6.4 miliardë lekë në 1 vit.” tha Cani 
Sigal