Karburantet, Çmimi i naftës, Autoriteti i Konkurencës: Po monitorojmë tregun

709
Autoriteti i Konkurencës po heton përsëri tregun e karburanteve pasi ka shfaqur një sërë problemesh.Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës Lindita Lati deklaron se është e domosdoshme që sa më parë të sanksionohet me ligj detyrimi I deklarimit on-line për ndryshimet në çmim në mënyrë që të merren masa në kohë reale.
Lindita Lati: Marrja dhe deklarimi onlin i cmimit të karburanteve do të jetë pjesë e rritjes së transparencës. Është një instrument që krijon mundësinë e hedhjes drite edhe mbi tregun e pakicës. Monitorimi nga ana e autoritetit të konkurencës është e pamundur të realizohet në kohë reale.
Ekspertët e lidhin rritjen e çmimit të karburantëve gjatë ditëve të fundit kryesisht me aksionin e nisur nga qeveria por edhe nga taksat. Sipas Vladimir Pukës kontrollet kanë ulur evazionin dhe pikat e karburanteve për të arritur fitimet e kanë pasqyruar këtë në çmim.
Vladimir Puka: Janë oshilacione të cilët tregtarët tanë i ndjekin. Ka pasur kontrolle në të gjithë territorin. Një pjesë e madhe e këtyre që bëjnë falsifikme të friksohen dhe është e kuptushme që falsifikimet përkthehen edhe cmimet të ulëta, kurse produkti i pastër ka vlerën e vet.
Rritja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet menjëherë në Shqipëri ndërsa ulja reflektohet më pak .Sipas ekspertëve kjo kërkon më shumë mbikqyrje nga institucionet .Qeveria ka nisur një aksion kundër abuzimeve në tregun e karburantve ,duke ndikuar në uljen e evazionit fiskal por edhe në uljen e abuzimeve me cilësinë
Sigal