Sigal

Pas Gjermanisë, Kanadaja kërkon 48 mijë shoferë kamionësh me paga nga 80-100 mijë USD në vit

Një tjetër shtet hap dyert e punësimit për qytetarët shqiptarë. Pas Gjermanisë, e cila miratoi një ligj që ndihmon dhe lehtëson procedurat e punësimit për vendet jashtë BE si Shqipëria, tashmë është Kanadaja vendi që do t’i japë mundësinë 48 mijë punonjësve që duan të punësohen si shoferë. Kjo do të jetë një opsion i mirë për të gjitha vendet ku punësimi është i ulët. Shoqata e shoferëve të kamionëve në Kanada raportoi se sektorit të transportit i mungojnë 48,000 shoferë në të gjithë vendin dhe vendet duhet të plotësohen deri në vitin 2024. Pagesa e shoferit rritet dita-ditës. Shoferët e kamionëve që fillojnë ta bëjnë këtë punë çdo vit fitojnë rreth 80,000 dollarë kanadezë (rreth 51,457 euro). Në disa pjesë të vendit, kjo shumë arrin në 100,000 dollarë kanadezë (rreth 64,361 euro) në vit. Autoritetet e New Brunswick kanë nisur një program për të lejuar emigrantët të punojnë si shofer kamioni. Kështu, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017, 390 shoferë kamionësh dolën për të punuar nga vendet e huaja. Projekti pilot përfshin shoferët nga Britania e Madhe, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Republika e Afrikës së Jugut, Maqedonia, Shqipëria.