Ju tregojmë babëzinë e KESH-it, Aviacionit Civil dhe Spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë

365

KLSH/  Dëmet e shkaktuara nga  institucionet me financime të huaja, SH.A-të, Sistemin e Transmetimit dhe Rrugët

Kontrolli i Lartë i Shtetit vazhdon të bëjë publike abuzimet dhe babëzinë e pushtetarëve në institucionet qendrore, drejtoritë, bashkitë dhe komunat e vendit. Sipas Departamentit të Kontrollit të Investimeve e Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe të Drejtorisë së Kontrollit të pushtetit lokal dhe atyre të institucioneve vjedhjet dhe dëmet që i janë shkaktuar arkës së shtetit nga institucionet, të cilat do i rendisim më poshtë kapin shumën e 50 milionë dollarëve vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012. Ndërkohë që, kontrolli është shtrirë edhe për aktivitetin e tyre gjatë vitit 2011.

1. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për periudhën 01.05.2009-30.06.2011. Auditimi ka filluar më datën 05.09.2011, dhe ka përfunduar më 28.10.2011, konform programit të auditimit nr. 341/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: 2 për përmirësim ligjor, masa organizative 14, masa disiplinore në numër 4, nga të cilat 2 “vërejtje me shkrim”, 2 “kalim në një nivel më të ulët”.

2. Certifikim të llogarive vjetore në projektin “Menaxhimi i integruar dhe ekosistemit”, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, nga fillimi i projektit deri në qershor 2011. Auditimi ka filluar më datën 05.09.2011, dhe ka përfunduar më 28.10.2011, konform programit të auditimit nr.344/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 4, masa zhdëmtimi në numër 1 dhe vlerë 1331 mijë lekë, masa disiplinore në numër 1, nga të cilat 1 “vërejtje me shkrim”.

3. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Projektin “Spitalin Universitar Nënë Tereza, Tiranë”. Auditimi ka filluar më datën 05.09.2011, dhe ka përfunduar më 28.10.2011, konform programit të auditimit nr. 342/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 7, masa zhdëmtimi  për dëmin.

4. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në projektin “Ndërtimi i banesave sociale në Shqipëri”. Auditimi ka filluar më datën 05.09.2011, dhe ka përfunduar më 28.10.2011, konform programit të auditimit nr. 343/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 5, masa zhdëmtimi në numër 11 dhe vlerë 8554 mijë lekë, masa administrative 6 me vlerë 30000 mijë lekë, masa disiplinore në numër 13, nga të cilat 2 “vërejtje me shkrim”, 11 “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”.

5. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Durrës për periudhën 30.06.2009 – 31.10.2011.  Auditimi ka filluar më datën 05.09.2011, dhe ka përfunduar më 28.10.2011, konform programit të auditimit nr. 345/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: 2 për përmirësim ligjor, masa organizative 18, masa zhdëmtimi në numër 5 dhe vlerë 1068 mijë lekë, masa disiplinore në numër 7, nga të cilat 7 “vërejtje me shkrim”.

6. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare në Ujësjellës Kanalizime SHA, Fier, për periudhën 01.01.2009-30.06.2011. Auditimi ka filluar më datën 01.10.2011, dhe ka përfunduar më 15.11.2011, konform programit të auditimit nr. 411/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 17, masa zhdëmtimi në numër 5 dhe vlerë 2018 mijë lekë, masa disiplinore në numër 17, nga të cilat 1 “vërejtje me shkrim”, 1 “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”, 1 “largim nga puna”, 14 për kompetencë Agjencisë së Prokurimit Publik.

7. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, Tiranë për periudhën 10.10.2009 deri 31.12.2011. Auditimi ka filluar më datën 01.02.2012, dhe ka përfunduar më 15.03.2012, konform programit të auditimit nr. 180/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 18, masa zhdëmtimi në numër 16 dhe vlerë 2063 mijë lekë, masa disiplinore në numër 5, nga të cilat 5 “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”.

8. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, për projektin “Ndërtimi i linjës 400 kv Tiranë –Podgoricë” për periudhën nga fillimi i projektit deri më datë 31.12.2011. Auditimi ka filluar më datën 01.02.2012, dhe ka përfunduar më 23.03.2012, konform programit të auditimit nr. 177/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 10, masa zhdëmtimi në numër 2 dhe vlerë 7687 mijë lekë, masa disiplinore në numër 2, nga të cilat 1 “kalim në një nivel më të ulët”,1 “largim nga puna”.

9. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie financiare dhe vlerësues në Autoritetin Rrugor Shqiptar, për projektin “Ndërtimi i rrugës Shkodër Hani i Hotit”, për periudhën nga fillimi i projektit deri më datë 31.12.2011. Auditimi ka filluar më datën 01.02.2012, dhe ka përfunduar më 23.03.2012, konform programit të auditimit nr. 178/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë masa organizative 9, masa zhdëmtimi në numër 1 dhe vlerë 30041 mijë lekë, masa administrative në numër 1, masa disiplinore në numër 2, një “vërejtje me shkrim” dhe një “largim nga puna”.

10. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, për periudhën nga data 04.01.2011 deri më datë 31.12.2011. Auditimi ka filluar më datën 01.02.2012, dhe ka përfunduar më 24.03.2012, konform programit të auditimit nr. 173/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë masa organizative 31, masa zhdëmtimi në numër 3 dhe vlerë 9019927 mijë lekë, masa disiplinore në numër 46, nga të cilat 3 “vërejtje me shkrim”, 16 “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”, 4 “largim nga puna” 23 për kompetencë Agjencisë së Prokurimit Publik.

11. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për periudhën nga data 01.07.2009 deri më datë 31.12.2011. Auditimi ka filluar më datën 10.02.2012, dhe ka përfunduar më 06.04.2012, konform programit të auditimit nr. 176/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH. Masat e propozuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë: masa organizative 30, masa zhdëmtimi në numër 5 dhe vlerë 4865 mijë lekë, masa administrative në numër 3 dhe vlerë 30000 mijë lekë, masa disiplinore në numër 3, nga të cilat 3 “vërejtje me shkrim”

12. Kontroll ligjshmërie, rregullshmërie në Autoriteti i Aviacionit Civil, për periudhën 01.01.2011 deri më datë 31.03.2012. Auditimi ka filluar më datën 11.04.2012, dhe ka përfunduar më 31.05.2012, konform programit të auditimit nr. 466/1, duke ju përmbajtur afateve të përcaktuara dhe rekomanduara për përmirësimin e gjendjes janë : 1 për përmirësim ligjor, masa organizative 33, masa zhdëmtimi në numër 3 dhe vlerë 65378 mijë lekë, masa disiplinore në numër 40, nga të cilat 26 “vërejtje me shkrim”, 1 “largim nga puna”, 13 për kompetencë Agjencisë së Prokurimit Publik. Ndërkohë që çështja e ka shkuar për hetim në organin e akuzës dhe ende nuk dihet nëse do preket çështja më madhore e trajtimit nga kjo drejtori e avionëve çarter jo si linjë e zakonshme,pasi kjo e fundit i shkakton arkës së shtetit miliona euro në vit dëme duke favorizuar kompanitë e fluturimit.