Ja të gjitha çmimet e reja të paketave të cigareve

774
Sigal

Kompanitë e cigareve publikojnë çmimet e pakicës, rritje nga 7-30 %

Gjashtë kompanitë më të mëdha të tregtimit të cigareve në vendin tonë kanë deklaruar çmimet e pakicës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke i azhornuar ato me nivelin e ri të akcizës. Sipas këtyre deklarimeve, çmimet zyrtare të pakicës janë rritur nga 7 për qind deri në 30 për qind, sipas llojit të cigares nga kompanitë e mëdha.

Rritja më e madhe e çmimeve është bërë nga Kompania Agna, me mesatarisht mbi 15 për qind dhe nga kompania Philip Morris, e cila ka deklaruar rritje deri në 30 për qind për disa lloje paketash. Rritje më të moderuar, por mbi 11 për qind kanë bëra edhe dy kompanitë tjera të mëdha si British Amerikan Tabaco dhe Marketing & Distribution. Kjo e fundit ka mbajtur të pandryshuar çmimin për 19 lloje paketash, ndërsa e ka ndryshuar për pesë prej tyre.

Rritja e çmimit para afatit

Gjatë shtatorit Parlamenti miratoi rritjen e akcizës së cigareve me 20 lekë për paketë, por taksimi do të nisë të zbatohet nga 1 janari, duke çuar nivelin total për cigaren në 110 lekë për paketë. Por ky afat nuk i ka penguar kompanitë të deklarojnë çmime më të larta për pakicën në vlera edhe më të mëdha se, rritja e akcizës.

Tregtarët importuan gjatë tetorit sasi të mëdha të cigareve për t’i shpëtuar kufizimit prej 5% të rritjes së importeve që vendosi Kuvendi, duke shfrytëzuar kohën para se, ligji të hynte në fuqi. Sipas të dhënave të importeve të mallrave të akcizës nga Ministria e Financave, në tetor u importuan 518 tonë cigare, me një rritje prej 67% në raport me një vit më parë, duke shënuar kërcimin më të madh të këtij viti dhe duke arritur pothuajse nivelin e dhjetorin 2013. Siç tregoi dhe përvoja e dhjetorit të vitit të kaluar, firmat e mëdha krijojnë rezerva dhe më pas gradualisht e shpërndajnë gjatë vitit te firmat e shitjes me shumicë dhe dyqanet dhe efekti fiskal kalon nga buxheti i shtetit te firmat private.