Ja si po helmohen shqiptarët prej ushqimeve me plastikë

167

Alarmante/ Ekspertët: Si po ushqehemi me plastikë nëpërmjet peshkut

Edhe pse peshku dhe prodhimet e tjera të detit janë ndër ushqimet më të rekomanduara për vlerat ushqyese, përmes tyre njerëzit po konsumojnë plastikë. Alarmi vjen nga ekspertët sipas të cilëve, makro-plastikat përdoren gjerësisht në jetën e përditshme dhe një pjesë e tyre mjerisht përfundojnë në det ku dhe degradohen dhe shërbejnë si ushqim për organizma të ndryshëm detarë “Një pjesë e mirë e peshqve i marrin këto mikroplastika në të cilat gjenden edhe disa substanca siç janë bifenilet e klorinuara, hidrokarburet aromatike, si dhe pesticidet. Në stomakun e peshkut ato çlirohen dhe absorbohen nga yndyrat dhe tërthorazi ne ato i marrim përmes ushqimeve të përditshme”, argumenton ekspertja Magdalena Cara. Duket thuajse e pamundur që njeriu t’i shpëtojë plastikës dhe ndikimit të saj në mjedis e shëndet, po sipas specialistes është detyrë e institucioneve përkatëse që të kryejnë kontrollin e pranisë së elementeve të dëmshme që përcillen te njeriu përmes konsumimit të peshkut dhe të ndalojnë hedhjen e tyre në treg. “Kujdesi ynë qëndron në kontrollet që duhet t’u bëhen nga institucionet përkatëse pesticideve dhe elementeve të tjera që ndodhen në këto organizma detarë”, përfundon ekspertja.