Ja sa i ka kushtuar Presidenca taksapaguesve shqiptarë

650
Sigal

Presidenca ka kushtuar më shumë në vitin 2013, duke shpenzuar rreth 18 % më shumë, krahasuar me vitin 2012. ndërsa në vitin 2012 peshën më të madhe të shpenzimeve e ka zënë personeli, nëe vitin 2013 shpenzimet më të mëdha kanë qenë për makineri dhe pajisje zyre. Këto sipas një studimi të Open Data Albania, lidhur me Buxhetin Faktik të Presidencës në Republikën e Shqipërisë në vitet 2012-2013. Konkretisht:

• Gjatë vitit 2012 Presidenca ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 121 730 242 (njëqind e njëzetë e një milion e shtatëqind e tridhjetë mijë e dyqind e dyzetë e dy) lekë.

• Një vit më vonë ky institucion duket të ketë shpenzuar rreth 18% më shumë, duke shënuar një vlerë prej 143 328 783 (njëqind e dyzetë e tre milionë e treqind e njëzetë e tetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tre) lekë.

• Gjatë vitit 2012 shpenzimet me domethënien më të madhe në buxhet kanë qenë shpenzimet për personelin, përkatësisht sa 19% e buxhetit faktik në total ose 22.8 mln lekë. Shpenzime të tjera me një vlerë të konsiderueshme në buxhet kanë qenë Shpenzimet për pritje dhe përfaqësime 6.8 mln lekë, Makineri dhe Pajisje Zyre 2.8 mln lekë dhe Mirëmbajtje dhe investim godine 2.8 mln lekë.

• Gjatë 2012 janë konstatuar dhe zëra të tjerë shpenzimesh si: “Shpenzime telefoni dhe interneti” – 1.9 milionë lekë, “Dieta jashtë vendit” – 1.2 mln lekë, “Udhëtime jashtë vendit” – 1.1 mln lekë, “Shpërblime fundviti” – 730 mijë lekë, “Shpenzime utilitare” – 896 mijë lekë, “Bonus transporti” – 490 mijë lekë, “Leje të zakonshme” – 136 mijë, dhe “Dieta Brenda vendit” – 23 mijë lekë. Shpenzimet e tjera kanë zënë 66% në buxhetin faktik ose përkthyer në një vlerë prej 80.3 mln lekësh.

• Për vitin 2013 Shpenzimet për personelin janë reduktuar në 16.8 mln lekë (26%), ndërsa Makineri dhe Pajisje Zyre është rritur në 15.4 mln lekë (458%).

• Zëra të tjerë shpenzimesh gjatë këtij viti kanë qenë dhe “Shpenzime Pritje dhe Përfaqësime” – 6 mln lekë, “Udhëtime jashtë vendit” – 3.2 mln lekë nga 1.1 mln që ishin një vit më parë, “Shpenzime për telefon dhe internet” – 1.6 mln lekë, “Qira ambienti” – 1.4 mln lekë, , “Shpërblim i menjëhershëm” – 308 mijë lekë dhe “Dieta Brenda vendit” – 57 mijë lekë. Shpenzimet e tjera shënonin një vlerë prej 97 milionë lekë ose sa 68% e totalit të buxhetit.