Ja 17 kategoritë që do t’u paguhet qiraja e shtëpisë nga shteti

626
Sigal

Hyjnë në fuqi kriteret e reja për familjet që do u paguhet qiraja nga shteti – Ja 17 kategoritë që përfitojnë

Një vendim i ri i qeverisë shqiptare që përcakton kategoritë e personave apo familjeve, të cilët do të përfitojnë pagesë së qirasë së banesës, ka hyrë në fuqi së fundmi. Vendimi i ri përcakton kritere të reja që lidhen me pagesën e qirasë nga buxheti i shtetit për familje me të ardhura të ulëta apo grupe të favorizuara. Në total janë 17 kategori që përfitojnë që nga individët me statusin e jetimit, tek viktimat e dhunës, komuniteti rom dhe egjiptian, gratë e vetmuara, etj. Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila përcakton dhe vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social në tregun e lirë. Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit. Sipas vendimit, masa e subvencionimit të qirasë është:

  1. a) e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura;
  2. b) e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes; Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre;
  3. c) e barabartë me zero, kur një familje me të ardhura mujore mesatare shpenzon më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Për shembull. Një familje me 4 persona, me të ardhura familjare 60 mijë lekë në muaj, përfiton një apartament 2+1. Sipas kritereve, familja përfshihet në grupin e dytë, me të ardhura të ulëta, dhe mund të shpenzojë vetëm 20 për qind të tyre për qiranë, çka do të thotë se pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit.