Italia do të japë edhe 20 milion euro shtesë për projektet e pëbashkëta

783
TIRANE – Gjatë një ceremonie të zhvilluar në ministrinë e financave në praninë edhe të ambasadorit Italian Masimo Gajani, janë shpallur projektet fituese të programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim. Ministri i financave Shkëlqim Cani, tha se ky program realizon financimin e projekteve në arsim, turizëm e shëndetësi. Nga 36 projekte Cani tha se janë miratuar 6 prej tyre, ku i pari me pikët maksimale është i ministrisë së shëndetësisë, për të vijuar me atë të arsimit, e inovacionit etj.
Nga ana e tij ambasadori Italian Masimo Gajani, tha se në 3 vitet e fundit, janë shpallur 24 projekte, me vlerë 11,5 milion euro, që shkojnë për të mirën e komunitetit por duke parë suksesin e këtij program qeveria italiane ka ofruar edhe 20 milion euro, duke e çuar shifrën në total 40 milion euro. 
“Jemi shumë të kënaqur dhe mund të themi se kanë filluar negociatat për të zëvendësuar marrëveshjen mes dy qeverive, duke i shtuar edhe 20 milion euro të tjera, çfarë e çon shumën në total në 40 milion euro. Projekte në pjesën më të madhe përfshijnë arsimin profesional, shëndetësia, zhvillimi zonëve rurale për rritjen e punësimit apo edhe mbështetja e turizmit të qëndrueshëm. Janë 2,5 milion euro shtesë që shkojnë në mbështetje të projekteve të ministrive shqiptare”, u shpreh Gaiani. 
Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financimi, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), e cila ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarish nga të dyja palët në kuadrin e Programit italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.
Sigal