Itali/ Biznesi shqiptar i bashkohet Panairit O.A.S.I. në Bari

786
Në Bari të Italisë, nga data 24-26 maj, në Fiera del Levante, u hap Panairi O.A.S.I., Salloni i Ullirit, Mjedisit, Shëndetit dhe Inovacionit. Agrobiznesmenë nga Shqipëria iu bashkuan institucioneve, prodhuesve, shoqatave dhe operatorëve puliezë, të cilët u bënë një front i përbashkët për të promovuar dhe mbështetur pemën e ullirit, si druri simbol i Puglia-s, që po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën e përditshme dhe një përdorim të gjerë që shkon nga sektori ushqimor e deri tek ai i kozmetikës.
Vizitorë dhe aktorë të këtij sektori treguan interes për pavionin shqiptarë ku ekspozoheshin prodhime cilësore të vajit “Made in Albania”. Ky event, me hyrje të lirë për publikun, u zhvillua nga autoritet e tregtisë Bari, në bashkëpunim me Unioncamere Puglia-n dhe Fiera del Levante, si dhe me mbështetjen teknike dhe organizative CIBi – Premio Biol.
O.A.S.I.zë një sipërfaqe prej rreth 2400 m2. Ky event i specializuar që i dedikohet produktit kryesor të ekonomisë puljeze, përbën një hap shumë të rëndësishëm për një hov të rizhvillimi të Fiera del Levante. Objektivi është ndërtimi i një platforme, në bashkëpunim me institucionet, prodhuesit, industrialët dhe konsumatorët.
Sigal