INSTAT:Papunësia në tremujorin e dytë të 2014-s në Shqipëri 17.7%

161

TIRANË – Sipas të dhënave statistikore INSTAT bën me dije se niveli i Papunësisë në vendin tonë për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është 17,7 %. Ndërsa me shifra më të larta shënon grup mosha 15-29 me 33,5 %. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.006.307 persona, njoftoi INSTAT, ndërsa numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 216.087 persona. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013 për popullsinë 15-64 vjeç  sipas të dhënave të Instituti Statistikor numri i të punësuarve është rritur me 15.869 persona. Ndërsa numri i personave të papunë është rritur me 21.864, kurse numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 18.074. Ndërkohë që trasuar me tremujorin  e parë për popullsinë 15-64 vjeç, vihet re se është rritur me 70.707 numri i të punësuarve. Ndërsa numri i të papunëve është shtuar me 1.719 persona. Sipas INSTAT Rreth 61,3 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim të një pune. Krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti mumri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 66.874.