INSTAT:3.3% rritja ekonomike për tremujorin e tretë, krahasur me 2013

107

TIRANË – Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje me 3.3 përqind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 . Kjo është konfirmuar nga kreu i INSTAT-it Gjergj Filipi gjatë një deklarate për shtyp i cili ka renditur sektorët që kanë dhënë kontribut në këtë rritje, sic janë deget e ekonomisë Tregti, Hotele dhe Restorante.
 
“Gjatë këtij tremujori treguesit e vlerës së shtuar bruto në ekonomi vlerësohet me një rritje prej 3.3%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degë të ekonomisë si:

Tregti, Hotele dhe Restorante me 1,71 përqindje
Shërbimet e tjera me 1,09 pikë përqindje
Ndërtimi me 0,81 pikë përqindje
Industria me 0,37 pikë përqindje
Bujqësia, Gjuetia dhe Pyjet me 0,24 pikë përqindje
Posta dhe Komunikacioni me 0,15 pikë përqindje”
 
Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 10.41 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 ndaj një viti më parë. Në këtë grup tregtia shënoi një rritje prej 11.11%, ndërsa hotelet dhe restorantet një rritje prej 5.75 %. – bëri me dije kreu i INSTAT, Gjergj Filipi.
 
Ndërsa dega që ka kontribuar negativisht është transporti e kjo për shkak të kompanisë së falimentuar Belle Air.
 
“Aktiviteti I transportit ka shënuar një renie prej 24.07 %, në tremujorin e tretë të vitit 2014, krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë. Katër 3 mujor e cila kompania mungon në llogarinë e vlerës së shtuar bruto. Për rrjedhojë duke filluar nga tremujori pasardhës, vlera reale e sektorit do të matet me vetveten sikur të mos kishte ndodhur largimi i kompanisësë vetme me capital tërësisht vendas në këtë sektor.”- tha kreu I INSTAT, Gjergj Filipi.
 
Degët që kanë kontribuar negativish në ekonomi:
Transporti me -1,05 pikë përqindje
Tremujori i 3 i vitit 2014 krahasuar me një vit më pare shënon rënie me 24.07 %
 
Rritje për të dytin tremujor po njeh edhe sektori I ndërtimit I cili për një periudhë të gjatë ishte në ulje. Këtë tremujor njohu rritje me 0.81 pike përqindje
 
“Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2014 shënoi rritje me 7,52 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013.”-tha Filipi.