INSTAT:133.544 shqiptarë janë kthyer nga emigrimi në 2009-2013

722
Sigal

INSTAT ka prezantuar ditën e sotme të dhëna për emigracionin për periudhën 2009-2013. Sipas INSTAT gjatë viteve 2009-2013 u kthyen në Shqipëri 133.544 emigrantë. Ku në 94 % të rasteve që janë kthyer kanë qenë vullnetare. Emigrantët janë kthyer kryesisht nga shtetet fqinje si Greqia e Italia. Sipas INSTAT 73.7 % e emigrantëve të kthyer janë meshkuj, ndërsa 26.3 % janë femra. Ndërsa mosha mesatare e emigranteve të kthyer është 38.6 vjeç. Gjithashtu INSTAT ka shtuar se se ritmi i kthimit të emigrantëve u shtua pas nisjes së krizës në vitin 2011.