INSTAT/ Tremujori parë 2015, Filipi: Prodhimi i brendshëm bruto rritje me 2.82%

694
INSTAT ka publikuar sot të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2015. Në një konferencë para mediave, kreu i këtij institucioni, Gjergji Filipi deklaroi se prodhimi i brendshëm bruto në këtë tre-mujor ka pësuar një rritje me 2.82 për qind.
Nga ana tjetër ai pohoi se rritje pati dhe grupi Industri dhe Energji. Sakaq, aktiviteti i ndërtimit ka pësuar një ulje prej 4.73 për qind, krahasuar kështu me tremujorin e katërt të 2014-ës. “Të dhënat për tre mujorin e parë të vitit 2015. Në rastin e të dhënave, paraqitet 2.82 për qind kundrejt vitit 2014. pran ka një rritje krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2014. Grupi i industrisë dhe energjisë pati një rritje më të madhe sesa tre mujorin e parë të vitit 2014. Grupi i degëve tregti-hotele-restorante shënojnë një rritje me 1.3 për qind. Aktiviteti i bujqësisë dhe peshkimit u rrit me 1.49 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Aktiviteti i ndërtimit shënoi një rënie prej 4.73 për qind, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014. INSTAT boton sot për herë të parë seritë kohore, duke nisur nga vitit 2008 deri në 2015.”, tha Filipi.
Sigal