INSTAT: Tetor, rritet 20,4 për qind deficiti tregtar në krahasin me 2014

709
Sigal

TIRANE – Në tetor eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0,3 % në krahasim me tetorin 2013 dhe duke u rritur me 4,2 % në krahasim me shtatorin 2014. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 27,9 %. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 33,7 %, “Tekstile dhe këpucë” me 25,3 % dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 23,7 %. 

Ndërkohë, në tetor importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,5 % në krahasim me tetorin 2013 dhe 8,9 % në krahasim me shtatorin 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 41,1 %, “Produkte kimike dhe plastike” me 15,4 % dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 14,9 %. Rënie më të madhe vjetore patën importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 19,4 %. 

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke shënuar një rritje 20,4 % krahasuar me një vit më parë dhe 12,6 % në krahasim me shtatorin 2014. 

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 69,4 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (39,6 %), Greqia (7,3 %), Kina (5,2 %) dhe Turqia (5,0 %).