INSTAT: Rritet papunësia për femrat, ulet përqindja për meshkujt

730
TIRANE – Papunësia për femrat ka shënuar rritje në tremujorin e pare të 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa për meshkujt ky fenomen ka shënuar rënie.
Kështu thuhet në raportin e Anketës së Forcave të punës të publikuar sot nga INSTAT për tremujorin e parë të 2015. 
Kështu, vihet re se numri i personave të punësuar ka shënuar rritje, ku konkretisht janë punësuar 103.945 persona më shumë sesa në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Por megjithatë rritje ka shënuar edhe numri i të papunëve me 3.279 persona të regjistruar.
Sipas Instat rritje e punësimit është shënuar kryesisht në bujqësi dhe në aktivitetet e industrisë nxjerrëse. 
Sigal