INSTAT: Në vitin 2015 u rrit papunësia tek të rinjtë

1010
Gjatë vitit 2015 numri i të papunëve në Shqipëri është 223.864 persona. Shifrat u bënë të ditura në publikimin e fundit të INSTAT, ku thuhet se shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,5 për qind. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë është 17,5 për qind dhe për femrat është 17,4 për qind. Sic edhe shihet shkalla e papunësisë për meshkujt është 0,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 33,2 për qind, 32,3 për qind për meshkujt dhe 34,7 për qind për femrat. Krahasuar me vitin 2015, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,7 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u rrit me 1,7 pikë përqindje. Gjashtë në dhjetë persona të papunë po kërkonin punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2014, numri i të papunëve që po kërkonin punë për herë të parë u rrit me 1,3 për qind. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2015, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm 20,4 për qind ndjekur nga ata me arsim të lartë 19,1 për qind. Gjatë vitit 2015 pati një rritje të shkallës së papunësisë për personat me arsim fillor me 0,4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të lartë me 1,9 pikë përqindje. Krahasuar me vitin 2014, shkalla e papunësisë për personat me arsim 8 vjeçar dhe të mesëm është ulur me rreth 1 për qind
Sigal