INSTAT: Në tremujorin e tretë të 2014, punësimi u rrit me 3.7 %

706
Sigal

TIRANE – Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë të këtij vitit është rritur me 3.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konstatimi vjen nga Instituti i Statistikave, i cili ka publikuar rezultatet e Anketës së Forcave të Punës.

Sipas këtij raporti rezulton se numri i të punësuarve gjatë tremujorit të tretë të 2014-ës është 1.043.058 persona, ndërkohë numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219.585 persona. 

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri:

  • Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %.
  • Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 %.
  • 63,4 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
  • Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52,3 %.
  • Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3,7 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 4,8 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë është rritur lehtë me 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç).
  • Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 2,1 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë ka rënie të lehtë prej 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç)