INSTAT: Konsumi në 3-mujorin e tretë 2015, kthehet në vlera pozitive

679
Konsumi final i popullatës u rikthye në vlera pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2015, duke shënuar një rritje vjetore me 1.9 për qind, sipas INSTAT.
Rritja në këtë nivel pas vlerave negative me -3 për qind në tremujorin e dytë duket se i dedikohet luftës ndaj informalitetit. Teksa aksioni u përqendrua në segmentin e bizneseve të pakicës është rritur numri i shitjeve të raportuara me kasë, e për pasojë edhe i rritjes së treguesit zyrtar të konsumit.
Kjo ecuri mbështet edhe nga rritja e tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë e cilat si rezultat i formalizimit të njësive jo të specializuara (dyqanet e vogla) pësoi një rritje me 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, sipas INSTAT.
Nga ana tjetër për të njëjtën periudhë eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,95 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 4,02 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014.
Ndryshe nga popullata Konsumi final i qeverisë, në tremujorin e tretë 2015 u ul me 1,88 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014./Monitor 
Sigal