INSTAT: Deficiti tregtar u rrit 11% në shkurt, në vlerën 39 mld lekë

742
Në muajin shkurt 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 12.3% në krahasim me shkurtin 2014 dhe duke u rritur me 0.3% në krahasim me janarin 2015. 
Sa i përket importit, në muajin shkurt 2015 importet e mallrave arritën vlerën 39 mld lekë, duke u ulur me 1.1% në krahasim me shkurtin 2014 dhe duke u rritur 10% në krahasim me janar 2015.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë, duke u rritur me 10.9% krahasuar me shkurtin e një viti më parë dhe 20% në krahasim me janarin 2015. 
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64.1% të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (39.1%), Kina (7.6%), Greqia (6.3%) dhe Gjermania (5.6%).
Sigal